• |
ide | kryesore

Historia e Hector, një jetë në huazim: 17 fanella në dhjetë vjet!

Sport

Reading, Bracknell Town, Didcot Tow, Havant & Waterlooville, Oxford City, Horsham, Dundalk, Barnet, Shrewsbury Town, Aldershot Town, Cheltenham, Aberdeen, Chelsea, Eintracht Francfurte, Hull City, Sheffield Wednesday… e më në fund mbërriti tek Fulham ndoshta për ti dhënë fund ecejakeve të Michael Hector. Anglo-xhamaikani, 27 vjecar, “Big Hec” ka një kurrikulum unik në llojin e tij: nga fundi i 2009 deri më so ka ndryshuar fanellë 17 herë.

Nga e gjithë kjo listë e pafund skuadrash, vetëm 3 kanë mbajtur kartonin e Hector: Reading (që e rriti tek moshat), Chelsea nga 2005 e tani Fulham. Për pjesën tjetër, rreth 15 huazime nëpër Angli, me ekskursione sporadike në Irlandë, Skoci e Gjermani. Me Blues, që tani e shitën tek fqinjët e Cottagers, në realitet nuk ka luajtur kurrë.


“E kam humbur numërimin e transferimeve të mia – tallet ai, duke folur për l’Equipe -. Por nëse kam pranuar të shkoj në huazim kaq shumë herë, ka qenë për tu përmirësuar, për të mësuar. Nuk jam tipi që ulet e nuk luan, duke pritur rrogën. Në seritë inferiore takon lojtarë që e përdorin futbollin për të paguar faturat, të fitojnë një ndeshje është gjithcka. Tani, kam një djalë të vogël e ndjej nevojën për më shumë stabilitet”. E kërkon në fakt tek Fulham, me të cilin do të kërkojë promocionin nga Championship në Premier League. “Fresh Prince of East Ham”, lexohet në profilin e tij Twitter: i lindur në pjesën lindore të Londrës me origjinë xhamaikane, luan për kombëtaren e Xhamajkës e hera herës i takon të udhëtojë për të luajtur ndeshjet në zonën e Concacaf. Por të spostohet nuk është një problem. Jo për të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu