• |
ide | kryesore

Ish-kryenegociatorja e Kosovës: Rama dhe Thaçi gabuan me kufijtë

Lajme, Të fundit



Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka akuzuar Presidentin, Hashim Thaçi, dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se e kanë hapur çështjen e prekjes së kufijve të Kosovës.

“Kanë bërë gabim historik, edhe Thaçi, edhe Rama”, ka thënë Tahiri në emisionin “A Shoë”, në televizionin T7, teksa ka folur për diskutimet e dy udhëheqësve shqiptarë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për shkëmbime territoresh mes Kosovës e Serbisë.

“Unë nuk e lejova Serbinë të hapë tema territoresh”, ka deklaruar Tahiri, që dikur udhëhiqte palën kosovare në dialogun me Serbinë.

“Integrova veriun. Strukturat paralele u shuan. Vumë kufij me Serbinë, se ishin pikat e djegura. Hoqëm nga mendja e Serbisë se mund ta marrë Trepçën”, ka shtuar Tahiri.



2 Comments

  1. Këtë denoncim për dyshen Rama e Thaçi , znj.Edita Tahiri si drejtuese e ekipit negociator të narëveshjes së Kosovës me Sërbinë, e ka bërë publikisht në televizionin Top Channel, më përpara se këtë ta bënte kryeministri Haradinaj në intervistën me Artur Zhejin.
    Përse nuk e paditi Rama ate po paditi Haradinajn për “shpifje” ?
    Znj.Tahiri pat deklaruar se menjëherë pas takimit të Ramës me Vuçiçin në Beograd, doli në publik ideja e shkëmbimeve të teritoreve
    Mandej kundër fshehtësisë me të cilën po bëheshin këto bisedime midis Thaçit e Vuçiçit me aprovimin e Ramës, janë deklaruar shumica e politikanëve të Kosovës dhe opozita e Shqipërisë.
    Meqë kryeministrin tonë e kemi të varfër e do të bëjë i gjori ca para me gjoba ndaj kundërshtarëve politikë, përse nuk bëri një listë të plotë me qindra e qindra politikanë e gazetarë që e kanë akuzuar ate për lidhje të fshehtë me Vuçiçin, ku mund të kishte fituar ca miliona euro e jo lekë ?

  2. Kundershtoj komentuesin e mesiperm . Listen duhej ta bente jo vetem me politikane e gazetare por

    edhe me te gjithe ata qe i thone vetes shqiptare, kudo ku ata ndodhen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *