• |
ide | kryesore

Kastro Zizo prezanton partneren e tij (Foto)

Paparazzi, Slider



Pak kohë më parë, u bë e ditur se Kastro Zizo do të bëhej baba për herë të tretë. Familjes së artistit do t’i shtohet një tjetër vogëlush, ndërsa partneren e tij Kastro e ka zbuluar jo më larg se sot nëpërmjet një postimi në Instagram.

Ulur në një tryezë me miq të përbashkët, këngëtari shihet pranë vajzës që i ka rrëmbyer zemrën. Me barkun e rrumbullakosur, duket se çifti nuk do të presë shumë gjatë për të mbajtur vogëlushin e tyre në krahë. Kastro është treguar mjaft i rezervuar për të zbuluar detaje lidhur me këtë hap të ri në jetën e tij, duke e shijuar kështu në privatësi romancën me partneren, sidomos gjatë pritjes së ëmbël.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *