• |
ide | kryesore

Opozita, më mirë fasadë e sistemit sesa jashtë tij

2, Ide

Silogjizmi është një arsyetim, ku nga dy pohime që quhen premisa, ndër të cilat njëra është primarja, tjetra sekondarja, me deduksion nxjerrim një konkluzion. Për shembull, premisa 1: me Edi Ramën Kryeministër, nuk ka zgjedhje të lira në Shqipëri. Premisa 2: Edi Rama është Kryeministër-konkluzioni: në Shqipëri nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Ky silogjizëm u kthye në parullën e aksionit politik, me të cilin opozita braktisi Parlamentin dhe i nxori njerëzit nëpër protesta me thirrjen “Rama ik!”. Ishte një aksion që u drejtohej jo vetëm shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve me argumentim shtesë, shumë të rëndësishëm, se, nëse rrimë në Parlament në kushtet kur Rama ka kapur të gjitha institucionet, nuk bëjmë asgjë pozitive, përveçse shërbejmë si fasadë e këtij regjimi që nuk ndryshohet dot me mjete institucionale. Synohej kështu krijimi i një krize që do të vinte Ramën në kushtet e dorëheqjes, të pranimit të një qeverie teknike që do të punonte për pastrimin e politikës nga krimi dhe do të përgatiste zgjedhje të lira (ndonëse duhet pranuar se nuk u artikulua asnjëherë qartë e shkoqur roli i kësaj qeverie teknike dhe koha e punës së saj.)

Ky aksion nuk e arriti qëllimin sepse opozita nuk mundi të mobilizojë protesta të pandërprera sa ta detyronte Ramën të dorëhiqej, por edhe sepse Rama pati mbështetje të ndërkombëtarëve, që u shfaqën deri kërcënues ndaj opozitës në prag të 30 qershorit.

Që pas 30 qershorit, opozita ka marrë kthesën për nga një aksion politik tjetër, të bazuar në një silogjizëm tjetër, i cili mund të formulohet kështu: me një Reformë Zgjedhore të përshtatshme (sipas udhëzimeve OSBE/ODIHR) bëhen zgjedhje të lira; ne po e bëjmë këtë Reformë. Konkluzioni: në Shqipëri, pas Reformës, do të ketë zgjedhje të lira. Si shtesë kjo shoqërohet me një tezë të pakonfirmuar se fill pas kësaj Reforme do të ketë zgjedhje të parakohshme, për çka kanë hyrë garant edhe ndërkombëtarët, që po tregohen shumë të kënaqur që në Shqipëri po mbyllet kriza.

A ka një kundërshti themelore midis aksionit të parë dhe këtij të dytit? Për mua, kjo kundërshti ekziston dhe, fatkeqësisht, po mbulohet nga opozita me arsyetime të pabesueshme, plot ambiguitete. Sepse, p.sh., nëse thua se me Edi Ramën Kryeministër (çka nënkupton në krye të të gjitha strukturave ligjore dhe joligjore, policore publike dhe private që kontrollojnë e vjedhin votën) nuk mund të ketë zgjedhje të lira, vështirë se mund të bindësh kënd se këto struktura do t’i neutralizosh me një reformë që, për më tepër, do ta bësh së bashku me vjedhësit. Kujtoj se në versionin e parë, këtë reformë e shumëçka tjetër do ta bënte qeveria teknike, pra, jemi shumë larg tij.

I ndodhur nën presionin e atyre që i vënë në dukje këto kundërshti, Lulzim Basha u përpoq të na bindë se midis aksionit të parë dhe atij të dytë nuk ka kundërshti, por vazhdimësi. Sipas tij, dalja nga Parlamenti dhe i gjithë aksioni jashtëinstitucional ishte frytdhënëse sepse ndërgjegjësoi ndërkombëtarët se këtu kemi një regjim që vjedh e manipulon votën (çka e tregojnë edhe nëntë kushtet që kanë vënë gjermanët), duke krijuar kushte të reja, në të cilat Rama ka humbur kredibilitet dhe legjitimitetin që i jepnin ndërkombëtarët, është diskredituar edhe brenda vendit, prandaj mund të shkojmë në zgjedhje të lira dhe t’i fitojmë ato. Këtyre argumenteve, Basha iu shtoi së fundmi edhe atë se opozita nuk ka hequr dorë as nga kërkesa për largimin e Ramës, as nga ajo për qeveri teknike dhe as nga premtimi se njerëz si Gjiknuri do të paditen e do të çohen në gjyq për vjedhjen e votës. Mirëpo, kjo duket se po thuhet për të qetësuar atë pjesë të shumtë, që te kjo Reformë sheh një braktisje të zotimeve të mëhershme dhe që, pas aktit të fundit, i është kthyer fort identifikimit të të dyja palëve me sistemin.

Shkurt, mua më duket se opozita po bën një sforco të madhe për të mos e paraqitur këtë që po bën si një dorëzimin përballë sistemit. Nëse duam të vërtetën, gjykoj se jemi shumë më afër asaj po të themi se ulja në tryezën e një Reforme Zgjedhore, që nuk premton thuajse asgjë për sa i përket ndryshimit që kërkohet për t’u çliruar nga shteti i kapur nga bandat e Ramës, është thjesht një “modus viventi”, e gjetur për të kryer një akt bindjeje nga ana e opozitës ndaj sistemit që ka denoncuar, ndaj diktatit të ndërkombëtarëve, por duke mos e turpëruar atë plotësisht.

Po çfarë mund të bënte opozita, do të thotë dikush. Sipas meje, të punonte për mbështetje popullore deri më 2021 dhe të ngulmonte te ndërkombëtarët se çelja e negociatave nuk i shërben popullit shqiptar, por mbështetjes së një regjimi (që po bëhet gjithnjë e më i egër), i të cilit ata nuk pranojnë të bëhen fasadë. Kurse kështu skenari më i mundshëm që shoh në zhvillimet e mëtejshme të këtij procesi – qofsha i gabuar – është ky: Rama, me aprovimin e Reformës, mund të marrë hapjen e negociatave (që, e përsëris, Perëndimit i duhen për arsye gjeopolitike, aspak për shqiptarët), do t’i përdorë ato si shenjë suksesi, madje duke ia veshur vonimin e tyre krejtësisht opozitës dhe pastaj mund edhe të shkojë (së bashku me strukturat e tij të paprekura) në zgjedhje të parakohshme, të cilat në kushtet ku gjendemi i fiton.

Uroj që të mos ndodhë kështu, por pyetja që shtrohet është: po ndodhi kështu, çfarë i mbetet më opozitës të bëjë? Apo mos vallë nuk ka kuptim ta ngremë këtë pyetje sepse edhe ata e dinë se mund të ndodhë kështu, por kanë bërë kalkulimin: më mirë fasadë e sistemit sesa jashtë tij?

Panorama

28 Comments

  1. kupton sesi shantazhohesh nga sistemi qe toleranca radikale ka ngritur. ne cdo hap te jetes. kur nuk u beme dhe ne kriminel, do ishim per qef tani, madje do ishim bere politikan dhe do jetonim neper vila. rrijme degjojme tani ps dhe pd qe na thote punoni per qef se e keni pasion ju. a ju qifsha listen e dasmes. duke filluar nga evropianet e sorosit ( jane ata qe hiqen sikur nuk jane )

    1. Pergezime. Ke te drejte ne ate qe thua.

      Duhet te kishim bere shkolle krimi. Ce do qe se bejme dot…

      Toleranca radikale eshte realitet. Sundohemi prej saj

      Tolerohet nje qeveri e kriminalizuar.

      Ndeshkohet protesta paqesore.

      Edhe pak do i quanim protesta Gandiste

      Njerezit ishin gati por nderkombetaret duan stabilokraci.
      Fatkeqesisht skane interes per ne.
      Fatkeqesisht na sabotojne per interesa te tyre
      nuk jemi ne gjendje ti kundershtojme ndekombetaret.
      Si shoqeri nuk jemi ne gjendje te kemi nje elite normale politike por vetem psikopate te etur per pushtet.
      Pasojat e komunizmit feudal shqiptar jane prezente ne shtet dhe politike.

      Ekspozimi ndaj elementeve negativ te shoqerive perendimore te.sotme si radikalizmi liberal, renia e vlerave te familjes ,mbivleresimi i shoqerive multi etnike multi gjinore multi racore relativizimi i besimit, seksizmi i tepruar i shoqerise hedonizmi homoseksualizmi transgjinoret te droguarit etj jane vendosur si prioritete te shoqerise
      Duke lene menjane ngritjen e ligjit shtetit te se drejtes , te drejten e prones punes familjes zhvillimit ekonomik arsimit shendetesise etj.
      Me nje fjale toleranca radikale liberale kerkon skllever moderne ne emer te globalizmit. Konsumatore materialist humbje te identeti familjar njerezor kombetar tradite etj pa te drejta njerezore dhe pak ngacmim seksual pornografik.
      Duhen skllever per pune dhe duhen konsumator pa tru.

      Te fala sandrit dhe arta markut

      Musica………!!

      Vulevu kushe avek mua sesuar…😃

      Qualunquemente

      1. Hiqni dorë o shqiptarë si të majtë e të fjathtë nga përgjithësimi “ndërkombëtarët”.
        Nuk ka asnjë shtet demokratik në botë ku të gjithë qytetarët e politikanët e tij, të mendojnë të gjithë njëlloj.
        Jo vetëm që sistemi demokratik pluralist është i ndarë në dy grupime të mëdha politike që ndrojnë pushtetin me njeri tjetrin, (e djathta dhe e majta), por edhe mbrenda këtyre grupimeve funksionon mendimi ndryshe. Ka edhe mbrenda grupimeve të majta e të djathta të ekstremit konservator dhe të ekstremit liberal, siç ka edhe grupime të qendrës së moderuar.
        Mendësia e shikimit të politikës “ndërkombëtare” bardh e zi, ju rrënjos shqiptarëve nga propoganda izolacioniste diktatoriale enveriste.
        Enveri ju a futi në tru shqiptarëve urrejtjen si për imperializmin amerikan e europian, edhe për social-imperializmin sovjetik, e kur gjithë bota ishte e zezë e Shqipëria “bardhësonte” si një fanar i socializmit në botë.
        Një gjë ta fiksojmë mirë në kokë të gjithë, se si qeveritë e djathta , ashtu edhe të majta që me hipokrizi hiqen sikur bëjnë politika internacionaliste, për të ardhur në pushtet, janë të detyruar të bëjnë politika nacionaliste, pra të luftojnë për interesat e popullit të tyre se është populli që do ti votojë.
        A do të guxonte psh një ministër i jashtëm gjerman ti thoshte popullit të tij, se unë do të njoh zgjedhje në Gjermani, vetëm me një parti, partinë që i përkas ?
        Mbrenda 24 orësh do të ishte detyruar të jepte dorhejen.
        Ndërkaq me naivitet shumë shqiptarë akoma mendojnë me mendësinë e Enverit sikur Shqipëria e vogël është qendra e botës e gjithë bota e do apo nuk e do Shqipërinë.
        Për SHBA e BE , sigurisht që ka interes që edhe Shqipëria e vogël të afrohet me perëndimin e jo me Rusinë apo Kinën, por prioritetet e tyre politike janë probleme shumë më të rëndësishme sesa marrëzitë e Ramës në Shqipëri.
        Qe ne shqiptarëve na janë bërë padrejtësi të mëdha nga fuqitë e mëdha duke na i ndarë teritoret tona në pese shtete fqinjë, ky është një realitet që e vuajmë prej 100 vitesh, por a mos në Europë e në botë si pasojë e luftërave e politikave gjeostrategjike, nuk janë bërë të tilla ndarje të padrejta , si me dhunë ashtu edhe me dipllomaci ?
        Ishte nundësia që pas përmbysjes së perandorisë turke e Luftës së parë botërore, që Shqipëria të krijonte një shtet real në kufijtë e saj natyralë,
        Ca nga pa aftësia jonë e më shumë edhe nga interesat e fuqive të mëdha, Shqipëria katandisi me hartën sa një pëllëmbë dore në Ballkanin e populluar nga ardhacakët sllavë.
        U krijua një mundësi tjetër që Shqipëria pas Luftës së dytë botërore, të krijonte një shtet me kufij real pasi u rrjeshtua në Koalicionin e madh antifashist.
        Por edhe këtë shans e humbëm me Enverin që na e solli partia komuniste e Jugosllavisë e bile rrezikuam që edhe Shqipërinë londineze ta kthenim në një republikë të sllavëve të jugut duke u arniqësuar me Europën e Amerikën e dike u lidhur me rusët e me kinezët.
        Më së fundi shkatërimi i perandorisë komuniste të Europës lindore, solli një forcim të faktorit shqiptar në Ballkan. U pamvarësua Kosova e shqiptarët e Maqedonisë fituan të drejtat si shtet formues..
        Mbrenda pak viteve sa erdhi në pushtet Rama, i përzjerë në dallaveret dipllomatike të së majtës europiane, u lidh me Serbinë e Vuçiçit për të krijuar një Jugosllavi “të re” me Shqipërinë, duke injoruar edhe shtetin e pamvarur të Kosovës.

    2. un mendoj keshtu ,jam me mesazhin qe kesaj klase politike 1 shekullore ti kujtojme ,njohjen e domosdoshmerime ikja nga padrejtesia eshte me e vlefshme per to se qendrimi ne te ,fetarisht shkencerisht dhe praktikisht,njerezit e padrejt zoti mallerishem I ndeshkon ndeshkoj profetin e par ademin per nje gabim te vogel fare e nxorri nga xheneti e solli ne dynja ,po ne qe jemi ne dynja sa gabime po bejme dhe mendojme te hyjme ne parajse xhenet,jo kjo nuk ndolle, I ftoj te gjith te kene frik zotin te largohen nga padrejtesia tu kthejn hakun njerezve se pacmangeshem do dalim para zotit dhe gjykohemi ,neve si erllem ne kete bot lakuriq ashtu do ti kthehemi zotit tone ,me perjashtim te veprave tona te mira per tu shperblyer ose te keqia per tu ndeshkuar ,po te pyetet sejcili a pranon ndeshkimin humbjen tende thot jo ndersa me gjymtyre vrullshem po I shperbejne ,u them o njerz largohuni nga ndeshkimi shkatrrimi juaj perderi sa nuk e deshironi dhe as nuk mund ti cmangeni ,duajeni veten tuaj dhe do ta doni kur per tjetrin te deshironi si per vetet tuaja

  2. “dhe të ngulmonte te ndërkombëtarët se çelja e negociatave nuk i shërben popullit shqiptar”
    Kjo do ishte vdekja e PD-se. Behu realist Lubonja. Ti e ke nje nenshtetesi te BE-se a leje qendrimi dhe mbase nuk e kupton sa rendesi ka avancimi ne integrim per shqiptarin mesatar.

  3. edhe monika edhe lulezimi pushtet duan, ne qellim te tij do perdorin cdo mjet dhe hile per ta arritur.
    si perdundim, na duhen njerez te rinj, figura te reja te paperlyera qe ti votojme. nuk te krijojne besim fytyrat e konsumuara.

  4. MERO GELBAZA KELLIRA DHE SOKOL BALLA JA LEPI QIMET E BYTHES ZOTIT FATOS LUBONJES

  5. Ky aksion nuk e arriti qëllimin sepse opozita nuk mundi të mobilizojë protesta të pandërprera sa ta detyronte Ramën të dorëhiqej, por edhe sepse Rama pati mbështetje të ndërkombëtarëve, që u shfaqën deri kërcënues ndaj opozitës në prag të 30 qershorit….. shkruan Lubonja,

    Më poshtë dhe gjatë gjithë shkrimit prapë vazhdon e merret me Lulzim Bashën dhe opozitën.

    Jam dakord se opozita ka ndryshuar shumë herë qëndrimet dhe veprimet e saj, por pyetja është se cilat ishin shkaqet e këtyre ndryshimeve, a ishin ndryshime “prej Halli a Prej qejfi “?

    Nqs Opozita do të kishte përballë një Pozitë normale demokratike e legale, analiza e Lubonjës qëndron, Por në kushtet e një kryeministri të droguar të rrethuar me njerëzit më të pamoralshëm në historinë e demokracisë shqiptare të 30 viteve të kërkosh ti bësh analizë veprimeve dhe sjelljeve në ekstremin e ekzistencës së demokracisë e jo më të opozitës nuk më duket aspak normale.

    Vetëm pse është Lubonja dhe jam i bindur se është thjesht mendimi i tij i analizuar në PARIM dhe jo duke pasë parasysh kushtet jashtëzakonisht të jashtëzakonshme, të paprecedenta jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon apo më gjerë nuk e gjykoj keq, por nuk të frymëzon për mbrojtjen ee demokracisë, por përkundrazi bën efektin e kundër, indirekt sikur thuhet “Fajin e ka Luli”.

    Prej Lubonjës e personaliteteve të tjerë me integritet e të ndershëm unë e shumë shqiptarë presim mendime e sugjerime që çojnë në zgjidhje të gjendjes në të cilat ndodhemi.

    1. Pyetja eshte pak me ndryshe ne fakt. Keto ndryshimet e shpeshta te opozites behen per te zgjidhur hallet e shqiptareve apo te opozites?

      1. Hallet e mia unë i zgjidh vetë.

        Qeverinë e zgjedh që të jetë sa më pak penguese për mua në zgjidhjen e halleve.

      1. Wow! Prit se po ta shpjegoj:
        Autori diskuton dy rruge te aksionit politik qe opozita ka ndjekur deri tani dhe arrin ne konkluzionet e veta. Asgje kundra, konkluzionet qendrojne, POR nuk jane absolute. Hidh syte ne te kaluaren.
        Basha ishte minister i mbrendshen kur ne bulevard u vrane 4 te pafajshem. Rama u perbetua qe drejtesia do vihet ne vend dhe ….. zero. Asgje nuk ndodhi.
        Basha ishte kryetar i opzites kur kjo e fundit mbas protestave masive vendosi ti vazhdoje protestat me cadren ne bulevard para kministrise. Protesta u nderpre si me magji mbas mbledhjes koke me koke Rama – Basha. Disa jave me vone vjehri i Bashes, “demshperblehet” me 13 milione euro (ne mos gabohem) per pallatin ne Vlore.
        Basha ra ne grepin e drejtesise kur PD u akuzua per financime ilegale e pastrim parash. $650 000 qe nuk dihet se nga burojne, qe nuk u deklaruan nga PD, per te cilat financieri nuk kishte dijeni i paguhen nje firme lobimi ne US. Pjesa me e madhe nepermjet dy biznezmeneve rus. Gjyqi u zhvillua dhe u mbyll per mungese fakti (kujtoj ketu qe para ca ditesh nje djali nga Kucova i ju sekuestruan €41 000 te padeklaruara). Fill mbas keti vendimi, PD ulet prape ne tryeze me Gjiknurin, subject i dosjes 338 qe u permend gjate protestave te fundit.

        A e kupton pernjgjashmerine, apo po kerkoj shume nga ty? Po e bej dicka me te thjeshte. Ne kete dikutimin tone njeri nga ne eshte budalla dhe ai nuk jam une.

        1. Kjo puna e 13 milion eurove eshte mashtrim i trashe fare, sepse ne radhe te pare kompesimi u dha nga GJEDNJ, nderkohe qe ekzistonte nje vendim i ngjashem i apelit dhe qeveria nuk pranonte ta ekzekutonte. Pastaj, 13 milion eurot i shkojne banoreve te pallatit dhe jo atij qe e ka ndertuar. Gjithashtu, 13 milion eurot mund te jene pak po te mendosh se vlera reale e pallatit do te rritej me rritjen e turizmit. Nuk po du te bej arbitrin, por budallalleku anon dukshem nga ana jote.

          1. Faleminderit për mbështetjen.

            Fjalia e fundit e komentuesit që më sqaronte më mbushi mendjen se nuk kishte nevojë t’i përgjigjesha.

          2. SHQUPistat asnjehere nuk te zhgenjejne…. Gjithsesi, une sa u ktheva ne hotel, kam ca kohe bosh dhe po i vazhdoj perpjekjet.

            Pronaret e banesave te pallatit kane nje kontrate me ndertuesin, apo jo? Kontrata qartazi (apo e nenkuptuar) ngarkon ndertuesin per plotesimin e kuadrit ligjor, kodit teknik etj. Nese pronareve te banesave u prishet pallati per mangesi te kuadrit ligjor ose teknik, kujt kujtoni ju se do ia kerkojne parate ato?
            Persa i perket pageses se bere shpejtesisht nga GJEDNJ, pyesni dhjetra e qindra ish pronare te tjere (shume nga ata me gjyqe te fituara ne Strasburg) pse nuk po i marrin parate?

            Ka plot fakte qe ilustrojne moskoherencen e Bashes, te cilat (qofte edhe pjeserisht) i japin kuptim pyetjes qe une bera ne krye te debatit. Por jo, ju vendoset te merreni me kotesira teknike dhe spekullime te tipit vlera e pallatit do ngrihej….. tipike per njerezit me mangesi ne kavitetin cervikal. Tani une diskutimin po e mbyll ketu sepse sic thote Twain, never argue with an idiot. They will drag you down to their level and beat you with their experience.

  6. Ore zoteri ai pallat nuk u prish si i paligjshem sepse Gjykata e rrezoi ate pretendim . Ai u shpronesua me vendim qeverie per te ndertuar lungomaren, keshtu qe banoreve nuk i lindte asnje e drejte demshperblimi mbi ndertuesin. Vendimi i GJEDNJ te cilin e kam lexuar ne origjinal qe diten e publikimit, lidhet me problemet ne procedurat e shpronesimit dhe faktin qe nuk jane zbatuar vendimet e gjykates shqiptare. Budallai vazhdon te mbetesh ti dhe tani krijove avantazh te thelle me te tjeret. Thone qe Mark Twain nuk ka qene krenar per nivelin e lexuesve facebook-as te tij.

  7. I paemer 22:24 qenka revolucionar ne studime shkencore . Nje njeri qe pretendon se kaviteti cervikal (problem dhembesh) ka lidhje me ceshtet e arsyetimit. Me siguri per kete njeri, IQ eshte shkurtimi per indet e qiellzes dhe problemet me degjimin i krijojne veshtirisite me urimimin. Hollanda eshte thjesht keqshqiptim i emrit Jolanda etj.

  8. Ne fakt duhet lexuar dhe kuptuar ashtu sic eshte shkruar, se ndryshe perfundojme te gjithe me kondicionin tend, qe lexon e kupton gjera te paqena. Godet cdo here me zell dhe cdo here topi shkon ne tribune. Je i humbur sa ne thelb e sa ne forme o doktor. Tough crowd man

  9. Jam kurioz te di dhe per kete kam nje pyetje te drejtperdrejte per ju z.Lubonja . Vazhdon te jeshe akoma me teorine ” me mire tre banda se nje bande” ? Duke ditur se kjo teori e jotja bene vetem riciklon bandash per pushtet por jo shtet une besoj se do te keni hequr dore tashme nga kjo teori . Une per vete jam kategorikisht kundra riciklimit te bandave . Me mire nje fund i tmerrshem sesa nje tmerr pa fund .

  10. Silogjizmi e lagu apo se lagu dhelpra bishtin, nuk ja zgjidh hallin kesaj shoqeria shqiptare qe ka dilemen e madhe A eshte ky sistem politik i instaluar ne shqiperi i dobishem per shqiptaret? Une besoj se ky sistem eshte nje deshtim i madh i shpreses ta bejme shqiperine si gjithe Evropa. Thjesht e qart ne Shqiperi eshte permbysur nje klike komunistesh per tu zevendesuar me nje klike neokomunistesh qe zoterojne pushtetin politik e ekonomik. Keshtu qe silogjizmi se çfare duhet te beje opozita eshte ne thelb te mbrosh kete sistem te degjeneruar politik. Na duhet nje permbysje te madhe. A kemi kapacitetet per ta bere. Une nuk jam shume optimist.

    1. HALLALL .KE SHUME TE DREJT POR KUJT JA THU MOR BYRAZER . TE GJITHE JANE MUFAT NGA KRYT . TE GJITHE SHOFIN VETEM 1 METER LARG . BORDELLHANE E ZABLLAHANE U BO KY VEND SE KRYETAREVE TE PARTIVE NUK U INTERESON NDRYSHIMI, DUAN TA MBAJNE TE NENSHTRUAR KETE PIS MILET . POR E DHE KY PIS MILET E MERITON PERDERISA NJE PJESE E SHET BYTHEN PER 2 LEKE , NJE PJESE JANE MILITANT DHE PJESA ELITE NUK PERZIHET SE I KA HUMBUR SHPRESA . PAÇ GJITHE TE MIRAT

  11. Ne shqip i thone pema, emer femeror , ne italisht i thone albero, emer mashkullor, tani meqe lubonja jeton ne itali te na e analizoje nese pema eshte mashkull apo femer, besoj se kjo teme ha debat, apo jo….. Me sa kam pare, sokol balla po ja arrin qellimit qe te nxjerre nga goja e lubonjes se te dyja anet jane njesoj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu