• |
ide | kryesore

Mbërrin shqiptari i dytë tek Napoli: vizitat mjekësore në Villa Stuart

F1, Sport



Amir Rrahmani është tashmë një lojtar i Napolit, duke përjashtuar ndonjë befasi të minutës së fundit. Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, ish-Partizani, është në Villa Stuart për të kryer vizitat mjekësore. Napoli ka shpenzuar për lojtarin 14 milionë euro (12 plùs 2 bonus), për të bindur Veronën të privohet nga ai. Megjithatë lojtari, që me të kaltrit është akorduar për 5 vjet për një pagesë prej 1.5 milionë në sezon, do të mbetet verdheblu deri në fund të sezonit.

Kështu, Napoli vazhdon të kryejë manovra të mëdha, për të planifikuar të ardhmen. Një e ardhme që Giuntoli kërkon të planifikojë mbi element si Rrahmani e Amrabat. Një dyshe që do ti kishtojnë të kaltërve rreth 30 milionë euro.

Pas Diego Demme në Castel Volturno priten të tjera fytyra të reja. Për transferimin e Lobotka tashmë është punë e kryer, përfshirë vizitat mjekësore. Megjithatë para ardhjes së sllovakut duhet liruar një vend në listën për Serie A. Katër janë alternativat: Younes, Malcuit, Llorente e Tonelli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *