• |
ide | kryesore

Partizani, Tirana e Kukësi kthehen nga Antalia: asnjë firmë në Turqi

Sport



Kanë mbyllur mini fazën përgatitore në Antalia të Turqisë të tre klubet Partizani, Tirana e Kukësi, pa mundur të bëjnë asnjë lëvizje merkato, si do të deshën trajnerët e skuadrave, gjatë kohës së qendrimit atje. Partizani dështoi të merrte sumuesin e shpresuar, Tirana pa qendërmbrojtësin e ëndërruar, ndërsa Kukësi si asnjëherë tjetër me të 23 lojtarët me të cilët udhëtoi drejt Antalias, pa bërë asnjë lëvizje.

Të kuqtë nuk janë bindur ende nga Moses Emanuel, sulmuesi 19 vjecar nigerian, për të cilin Sormani ka kërkuar akoma kohë. Partizani kështu ka vetëm Kërcikun të afruar, por dy javët e fazës përgatitore i kanë shërbyer për të implementuar idetë e lojës së teknikut Italian, që debutimin do ta bëjë të mërkurën në Superiore. Partizani do të kthehet të shtunën, ndërsa stërvitjen e parë në Shqipëria do ta zhvillojë të hënën.

Ashtu sin ë fakt edhe Tirana. Deri tani bardheblutë kanë parë ti ikin dy lojtarë Kërciku e Imami, me këtë të fundit që i ka prishuar një alternativë të fortë për në qendër e në të majtë, por tratativat e ndërtuara mbi Arlind Ajetin dhe më pas edhe Albi Allën joshnin jo pak sa për të pritur me durim. Vetëm se Tirana mini fazën përgatitore në Turqi e përfundoi, të shtunën në mbrëmje mbërrin në Tiranë, por firmë mbi kontratë nuk ka as për ish-lojtarin e kombëtares e as për ish-Kukësin. Kështu, dëshira e vetme e Egbo nuk është plotësuar…ende, sepse deri në mbylljen e merkatos së dimrit janë edhe gati dy javë, ku gjithcka mund të ndodhë, me rriskun gjithashtu, që në fund Tirana të befasohet.

Kukësi i ka dhënë fund përgatitjeve në mini-fazën përgatitore, në 14 ditë intensive, ku përvec marrjes së ngarkesës së lartë fizike, për të përballuar me sukses gjysmën e dytë të kampionatit, Shpëtim Duro, i ka implementuar të tijve ide të reja e skema potencialisht të aplikueshme në varësi të situatave të lojës. Ka qenë, në të dy javët e qendrimit në Turqi, një mini fazë interesante, ku për të larguar tensionin e për të shplodhur muskujt, kuksianët janë ndeshur në paintball apo zbavitje të tjera, që kanë ndihmuar për të qenë të freskët mendërisht për të përballuar presionin e vendit të parë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *