• |
ide | kryesore

Përdhunonte vajzat e mitura, policia e Kosovës kërkon ndihmë për arrestimin e këtij personi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Destan Qorrit nga Drenasi.

Sipas policisë, Qorri akuzohet për tri vepra penale “dhunim, sulm seksual dhe kanosje”, ku viktimat janë femra (të mitura).

“Referuar tri veprave penale (Dhunim, Sulm seksual dhe Kanosje) që kanë ndodhur në rajonin e Drenasit, ku viktimat janë femra (të mitura), Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë me autorizim të Prokurorisë së shtetit, shpallë në kërkim personin e dyshuar; DESTAN QORRI (1986).Të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij ta njoftojnë policinë në numrin 192 “, thuhet në njoftimin e policisë./ Telegraf



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *