• |
ide | kryesore

Të arrestuarit për tërmetin, 7 orë para gjykatës, por vendimi jepet të shtunën

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që të lërë në burg 13 prej 32 të arrestuarve në lidhje me dosjen tërmetit të 26 nëntorit të 2019. Për pjesën tjetër akuza ka kërkuar masën “arrest shtëpie” ose lënien të lirë. 32 të arrestuarit dolën sot para gjykatës penale të Tiranës për dosjen që lidhet me pasojat e tërmetit.

11 persona janë ende në kërkim. Seanca nisi në orën 12:00 dhe përfundoi pas 7 orësh. Të shtunën pritet që gjykata të japë vendimin për të akuzuarit. Gjykata dëgjoi prokurorinë dhe avokatët dhe pritet që të japë vendimet për ndërtuesit, ish-zyrtarët, biznesmenët, etj.

Të arrestuarit akuzohen kryesisht për “falsifikim dokumentesh” “ndërtime të paligjshme” dhe për “shpërdorim detyre”. Përveç të arrestuarve, prokuroria ka kërkuar edhe arrestimin e 7 personave të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim, por sipas sistemit TIMS 6 prej tyre ndodhen jashtë vendit.

Në gjendje të lirë po hetohen dy persona të tjerë. Mes të arrestuarve ishin edhe ish-kryekomunarët e Farkës, Fatbardh Plaku dhe ai i Kasharit, Besnik Fuçia, si dhe shefi i Urbanistikës në Vorë, Luan Beta.

Emrat e disa prej të arrestuarve:

1. Fatbardh Plaku ish-kreu i Komunës Farkë

2. Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar

3. Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë

4. Stela Maze, arkitekte

5. Anila Harxhi, arkitekte

6. Merita Kushi

7. Bukurije Halili

8. Ali Dyrmishi (ndërtues)

9. Vjollca Hoxholli (ndërtuese)

10. Gerti Çalliku

11. Jani Ikonomi

12. Qirjako Gjergo

13. Sherbet Shehi

14. Naim Shehi

15. Ermir Çina

16. Adhurim Qehajaj

17. Gëzim Shkalla

18. Pëllumb Fortuzi (ndërtues)

19. Xhevahir Doda

20. Reis Muça

21. Hekri Disha

22. Agim Eski

23. Faik Fejzo

24. Zhaneta Tagani

25. Muhamed Felahi

26. Ndoc Pepkola

27. Hekri Disho



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *