• |
ide | kryesore

Zjarri në Kurbin, pamje nga shtëpia ku u dogj fëmija 2 vjeç (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Flakët e zjarrit kanë përfshirë një banesë në fshatin Sanxhak të Kurbinit duke i marrë jetën një fëmije 2 vjeçar. Policia konfirmoi se fëmija është gjetur i asfiksuar pa jetë brenda kësaj banese dhe me shenja djegie.

Forca të shumta policie dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje. Lapsi.al sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

Kurbin/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, në banesën e shtetasit H.Ç., banues në Sanxhak, Kurbin, ka rënë zjarr, ku pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses, në ambjentet e brendshme të banesës është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2-vjeçar.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies.

Në vendngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *