• |
ide | kryesore

Igli Tare i padeshifrueshëm për merkaton e Lazio: “Vetëm nëse ndihmon të përmirësohemi”

Sport



Lazio vazhdon të jetë impresionuese në serinë e fitoreve, duke mos u ndalur edhe kundër Sampdorias, por rivalizimi i pamenduar me Juventus e Inter në krye të Serie A ka hapur dëshirat e tifozëve bardhekaltër për ndonjë goditje të fortë në merkaton e janarit, që për momenin nuk po vjen. Drejtori Sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare, vetëm sa ka bërë edhe më të paqartë vullnetin e klubit, nëse do të ndërhyjnë apo jo, kur ka folur në lidhje me lëvizjet e kryeqytetasve.

Shqiptari është kthyer në argumentin merkato, duke konfirmuar se nuk ka lëvizje të mëdha në hirizont për Lazio, por duke mbajtur të hapur mundësinë për të kapur ndonjë mundësi të artë, nëse paraqitet: “Skuadra është e fortë, në fillim të sezonit asnjë nuk na besoi, tani flasin sikur ta kishin ditur – u hakmorr me krenari ndaj kritikëve Tare – Nuk jemi budallenj, nëse mund ta përmirësojmë skuadrën do të bëjmë, përndryshe do të qendrojmë si jemi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *