• |
ide | kryesore

Kapet 32 kg kanabis çokollatë, 7 të arrestuar në Tiranë

Lajme, Të fundit



Shtatë persona kanë rënë në pranga ndërsa janë sekuestruar 32.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa në formë çokollate në kuadër të operacionit “Tranzit”

Sipas policisë kanabisi çokollatë ishte siguruar në shtetin grek dhe kishte hyrë në Shqipëri nëpërmjet kufirit nga Konispoli nga dy shtetas me banim në Gjirokastër.

“Me pas lënda narkotike do transportohej në qytetin e Tiranës, me qëllim për ta nisur më vonë në një qytet në veri të vendit, për ta trafikuar jashtë Shqipërisë” informon policia. 

Gjatë operacionit në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 32.5 kg lëndë narkotike kanabis sativa në formë çokollate, 6 aparate celulare dhe 2 automjete.

Të arrestuarit 

E. R., 52 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale ”Moskallëzim krimi”.

P. A., 51 vjeç, banues tek ish-stacioni i Trenit, Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim.

Sh. M. 51 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë, i dënuar për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.

D. M., 20 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë.

F. D., 37 vjeç, banues në Shëngjin.

M. P., 32 vjeçe, banuese në Gjirokastër.

A. H., 38 vjeç, banues në Lezhë.

 Materialet procedurale i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime te mëtejshme hetimore, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Operacioni u krye nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe DVP Dibër



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *