• |
ide | kryesore

Video/ Manchester City i dorëzon titullin Liverpool: Mourinho e Ancelotti nuk dinë të fitojnë

F1, Sport, Video



Duhej vetëm fitorja, e pikërisht atë Manchester City dështoi ta merrte në ndeshjen kundër Crystal Palace. Distanca me Liverpool nuk lejonte rezultat tjetër, por pikërisht kur e arriti përmbysjen Citizens befasohet nga autogoli i Fernandinho, që i hap rrugën Reds ta cojnë distancën në 19 pikë, nësi i fiton të dy ndeshjet që ka për të luajtur. Nuk fiton Guardiola, por nuk e bën as Mourinho, Ancelotti e Arteta të gjithë të bllokuar në barazim, e me situata të komplikuara

Tottenham nuk shkon më shumë se barazimi pa gola kundër Watford, pavarësisht se në fushë ishte edhe për këtë ndeshje Eriksen. Londinezët nuk po stabilizohen në rezultate dhe në të vetmen gjë për të cilën portugezi duhet të jetë optimist është fakti që nuk po pëson gola. Keq e më keq shkon për Mikel Arteta, skuadra e të cilit nuk arrin të fitojë edhe përballë publikut të shtëpisë kundër Sheffield United. Në avantazh me talentin Martinelli në fundin e pjesës së parë, londinezët janë befasuar nga Fleck 7 minuta nga fundi, duke i lënë Gunners në vendin e 10 me 29 pikë. Akoma më keq renditja e Everton të Ancelotti. Italiani barazon 1-1 në fushën e West Ham me të dy golat të shënuar në fundin e pjesës së parë.

E mbyllur mund të konsiderohet cështja e titullit në Premier League, me Liverpool që po rikthehet tek trofeu: City i bën keq vetes në Etihad përballë Palace. Cenk Tosun ka befasuar prapavijën e Guardiola në minutën e 39, por dygolëshi i Agueo në harkun e pesë minutave në të 82 dhe 87 u duk se vendosi ndeshjen. Por Liverpool duhet të falenderojë autogolin e brazilianit Fernandinho në shtesë, që fiksoi shifrat 2-2, duke i lënë Citizens 13 pikë larg kreut, në kohën kur Reds kanë për të luajtur edhe dy ndeshje.

ENGLAND – PREMIER LEAGUE

Watford 0 – 0 Tottenham Hotspur
Arsenal 1 – 1 Sheffield United
Brighton & Hove Albion 1 – 1 Aston Villa
Manchester City 2 – 2 Crystal Palace
Norwich City 1 – 0 AFC Bournemouth
Southampton 2 – 3 Wolverhampton Wanderers
West Ham United 1 – 1 Everton



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *