• |
ide | kryesore

Me shpejtësi deri në 191 km në orë, policia dërgon 20 shoferë në komision (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Situata alarmante e rritjes së numrit të vdekjeve nga aksidentet rrugore ka bërë që Policia e Shtetit ta konsiderojë vitin 2020, si vitin e sigurisë rrugore, që nënkupton ashpërsimin e masave ndaj drejtuesve të mjeteve. Megjithë paralajmërimet, absurdi vazhdon: shtohen të vdekurit nga aksidentet, shtohen edhe rastet e shoferëve “pilotë”.

Në një njoftim të fundit të Policisë Rrugore, bëhet e ditur se mbrëmjen e së premtes që shënon dhe fillimin e fundjavës, janë bërë kontrolle të pandërprera me radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Nga kontrolloi rezultoi një automjet me 191 km/h, një shpejtësi vrastare kjo e papranueshme, sipas Policisë.

Për 300 minuta kontroll me radar në këto akse rrugore u konstatuan 20 raste të shpejtësi tej normave të lejuara që varionin nga 141 km/h deri në 191 km/h.

20 drejtues mjetesh u dërguan ne OASH, por u parandaluan 20 aksidente.

Shpejtësia pa asnjë urgjencë, pa asnjë shkak, shpejtësia që vret jetën, cenon rëndë sigurinë rrugore të përdoruesve të tjerë të rrugës e në shumë raste fatkeqe patenta është dërguar pa të zotin pranë familjes.

Policia Rrugore porosit drejtuesit e mjeteve:

Stop shpejtësisë fluturuese para se aksidenti të ndalojë ju.

Gjithmonë kujto; qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë.

Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugorë; dikush po pret në shtëpi.

Binduni policisë rrugore; ndiqni rregullat e trafikut për të shmangur aksidentet.

Jeta është e shtrenjte, mbrojeni atë.



1 Comment

  1. Bjerini qenve se na cane drrasat! Dhe ne rrugen tende te jesh duke respektuar rregullat bejne presion me drita verbuese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *