• |
ide | kryesore

Paradoksi i çështjes Olmo: komisioni për menaxherin frenon Milan

Sport



Në cështjen Dani Olmo-Milan kalohet nga një paradoks në një tjetër. I pari i takon pozicionit të klubit kuqezi që, pavarësisht të gjithë të dhënave e deklaratave të teknikut të kroatëve që ka folur hapur për një “tratativë në zhvillim”, vazhdon të mohojë interesin për lojtarin. Ndërsa i fundit i përket detajeve që mund të bëjnë tratativën të dështojë.

Zvonimir Boban ka gjetur akordin me Dinamo Zagreb edhe falë miqësisë me Mamic, mbi bazën e 20 milionë plùs 5 bonus, ndërsa Dani Olmo i është ofruar një kontratë 5 vjecare prej 2,5 milionë në sezon. Kaq duhet të mjaftonte për të kurorëzuar mbylljen e operacionit, por nuk ka ndodhur kështu për shkak të pretendimeve të Andy Barra, menaxheri i spanjollit, që po rrezikon seriozisht transferimin. Me pak fjalë luhen 7,5 milionë, kuota që menaxheri pretendon për vete, e përqindja, gjithnjë e kërkuar nga ai, në rast të rishitjes. Kjo situatë do të rriste shumë koston e lojtarit, ndërsa po rrezikon ta fusë tratativën në një rrugë pa dalje.

Cështja në këtë moment është të gjendet një zgjidhje që mund të kënaqë menaxherin e lojtarit, mbi të cilin vetë Olmo po insiston që të ulë pretendimet për të arritur në mbylljen e operacionit. Në këtë moment Dani Olmo është i ndarë në shtëpi tek Dinamo. Jo aq për sjelljen e tij, ekzemplare si e ka theksuar tekniku i tij Bjelica, sa për faktin se për shkak të tratativës që po zhvillohet, klubi i Zagrebit nuk ka qëllim ta rrezikojë në miqësore (kampionati kroat është në pauzë).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *