• |
ide | kryesore

Roma kompleton gjerdanin ofensiv me Shaqirin: ja formula e propozuar Liverpool

Sport



Pas dështimit të tratativës Spinazzola-Politano Roma ka gati goditjen rezervë për ti dhuruar teknikut Fonseca një sulmues të jashtëm. Verdhekuqtë në fakt po lëvizin për shqiptarin me pasaportë zvicerane Xherdan Shaqiri, që nuk po arrin të gjejë hapësira në Liverpool e drejtuar nga Jurgen Klopp. Numri 23 mund të jetë njeriu i duhur për të zëvendësuar të dëmtuarin Zaniolo, duke patur parasysh se mbi Suso (për të cilin mbetet e hapur hipoteza e këmbimit me Under) është vërsulur në orët e fundit Valencia.

Dëmtimi i rëndë i lojtarit të kombëtares së Italisë po e detyron Petrachi të studiojë opsione të ndryshme në merkato, në kërkim të një goditje loë cost që të garantojë, në të njëjtën kohë, kualitet për repartin ofensiv të Romës. Tratativa Suso-Under ka nisur ndërkohë, por mbetet një pistë e komplikuar: fillimisht është cështja e vlerësimit të dy lojtarëve (Milan kërkon pagesë në favor të tij, verdhekuqtë mendojnë të fusin në tratativë Juan Jesus), ndërsa për më tepër duhet marrë në konsideratë që me lamtumirën e turkut mangësitë aty përpara nuk do të zhdukeshin. Roma, në këtë pikë, nuk është e bindur e interesimi i Valencia për spanjollin mund ti ndryshojë kartat në tavolinë.

Ja përse ka nisur të studiohet me kujdes pista Shaqiri me Liverpool: Petrachi shpreson të mund ti marrë Reds një huazim me të drejtë blerje, për një lojtar që deri tani ka koleksionuar vetëm 10 prezenca me fanellën e Liverpool në të gjithë kompeticionet (me një gol në fitoren 5-2 në derbin me Everton).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *