• |
ide | kryesore

Tifozët e Lazios e tallin: “Zaniolo kërce me ne”, lojtari i dëmtuar i Romës përgjigjet: “Inferiorë”

Sport



Tension i lartë mes ultrasve të Lazio e Nicolò Zaniolo. Gjatë ndeshjes së bardhekaltërve kundër Sampdoria janë ngritur kore kundër futbollistit verdhekuq, që sapo është dëmtuar rëndë në ligamentet e gjurit: “Zaniolo kërce me ne”. Lojtari i kombëtares italiane i është përgjigjur me postimin e një video në story, ku ndihej kori kundër tij, duke i shkruar përsipër “Jeni për të ardhur keq..të gjithë ” (të cilën më pas e hoqi). Pak cast më pas, 20 vjecari i Romës e rriti dozën e sulmit, me një story të dytë: “Inferiorë” e hashtag #sempreforzaroma.

Prej kohësh, Curva Nord e Olimpico ka në shënjestër Zaniolo e mamanë e tij, Francesca Costa, e fyer edhe këtë herë nga sektori i ultrasve me fraza seksiste. Tani, pas këputjes së ligamentit të kruciatit, që do ta mbajë Zaniolo jashtë deri në fund të sezonit, disa nga mbështetësit e Lazio kanë menduar të vazhdojnë sulmin, duke marrë edhe përgjigjen e futbollistit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *