• |
ide | kryesore

“Tirana gaboi në merkato, Partizani vetëvrasje me Asanin, Kukësi një hap para tyre”: Patushi kritik me ish-skuadrat e tij

Sport



Tirana është gati ti rikthehet garës për titullin kampion. Tre fitoret e fundit nën drejtimin e Emanuel Egbo i kanë dhënë bardhebluve entuziazmin për të vazhduar përpara, por merkato e janarit, në të cilën prisnin një qendërmbrojtës, i ka larguar dy lojtarë Imamin e Kërcikut me këtë të fundit që ka përfunduar tek rivalët e Partizanit, lëvizje plotësisht të gabuara në analizën e ish-mesfushorit të Tiranës Saimir Patushi: “Të largosh Imamin dhe Kërcikun duhet të gjesh patjetër dy zëvendësues të tyre. Me të mirat dhe të këqijat e këtyre lojtarëve, klubi duhet ta menaxhojë më mirë situatën, sepse me Kërçikun ka përforcuar rivalin direkt. Tirana është për kampion, jo për të qëndruar në mesin e tabelës apo për të rënë nga kategoria. Duhet t’i bëjnë shumë mirë llogaritë. Mendoj se në këtë pjesë ata kanë gabuar.

Mavraj, Ajeti, Alla: emra të njohur e me peshë, me të cilët klubi kryeqytetas është në bisedime, por që deri tani vetëm ka corientuar merkaton e Tiranës. Në fakt, Tirana e ka të qartë se në vitin e 100 vjetorit të klubit, objektivi është titulli kampion, por në një krahasim të shpejtë me dy rivalët kryesorë Patushi sheh Kukësin të avantazhuar: “Kukësi është një hap përpara për të fituar titullin, më i konsoliduar se Partizani e Tirana. Kanë një grup me futbollistë cilësorë. Largimi i Asanit e ka dobësuar Partizanit, sepse ka qenë lojtar titullar dhe i rëndësishëm në arritjen e titullit kampion dhe të mos gjesh dikë që ta zëvendësojë është humbje. Me Asanin Partizani ka bërë vetëvrasje”.

Deri në mbyllje të merkatos ka edhe 13 ditë dhe duhet parë se cfarë do të ndodhë deri në fund, por Tirana ka një avantazh fillestar në calendar, ndaj rivalëve, me tre ndeshje radhazi në shtëpi, gjë që duhet ta shfrytëzojë, me apo pa ardhjen e qendërmbrojtësit të dëshiruar…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *