• |
ide | kryesore

U plagos gjatë operacionit nga RENEA, i ‘forti’ i Vlorës dërgohet në Spitalin e Traumës

Lajme, Të fundit

Xhevahir Jonuzi, i cili mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit me armë zjarri me policinë ka mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Jonuzi i dënuar me 25 vjet burg për vrasje është rrethuar nga policia dhe forcat Renea gjatë në aksioni mëngjesin e sotëm në Vlorë.

‘Gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47 vjeçari Jonuzi ka parë forcat e Policisë dhe ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë. Renea i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por shtetasi Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale duke rrezikuar jetën e tyre,” informoi sot policia e shtetit.

Forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur për ta neutralizuar dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Xhevahir Jonuzi mbeti i plagosur në këmbë”

Kush është Xhevahir Jonuzi

47 vjeçari është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 25 vite burg për “Vrasje me paramendim”. Ai figuron dhe në listën e 8 personave me rrezikshmëri të lartë për të cilët policia ishte vënë prej kohësh në ndjekje.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu