Xhevahir Jonuzi, i cili mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit me armë zjarri me policinë ka mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Jonuzi i dënuar me 25 vjet burg për vrasje është rrethuar nga policia dhe forcat Renea gjatë në aksioni mëngjesin e sotëm në Vlorë.
‘Gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47 vjeçari Jonuzi ka parë forcat e Policisë dhe ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë. Renea i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por shtetasi Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale duke rrezikuar jetën e tyre,” informoi sot policia e shtetit.
Forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur për ta neutralizuar dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Xhevahir Jonuzi mbeti i plagosur në këmbë”
Kush është Xhevahir Jonuzi
47 vjeçari është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 25 vite burg për “Vrasje me paramendim”. Ai figuron dhe në listën e 8 personave me rrezikshmëri të lartë për të cilët policia ishte vënë prej kohësh në ndjekje.
Tani taksapaguesit duhet ti pagojne spitalin, gjyqin edhe burgun. A nuk do ishte me mire plumbi kokes?