• |
ide | kryesore

Vllaznia bën goditjen e dyfishtë: Sidorenco-Hristov ofensiva e re kuqeblu

Sport

Vllaznia e ka mbyllur fazën përgatitore dimërore, pas tetë ditësh në Ohër të Maqedonisë, duke iu kushtuar tashmë merkatos dhe miqësoreve për të kuptuar gjendjen e skuadrës. Barazimi pa gola me Bylis, është parë pozitivisht nga tekniku Mirsad Jonuz, që shpreson shumë tek lojtarët e ardhur në merkaton e janarit: shqiptaro-maqedonasi Mevlan Adili në mbrojtje e dy sulmuesit, maqedonasi Hristov dhe moldavi Sidorenko që janë stërvitur me skuadrën në Ohrit e janë zyrtarizuar tani.

KOMUNIKATA E VLLAZNISË

“Ashtu siç pritej, pas disa ditësh stërvitje me ekipin, mesditën e sotme është arritur akordi dhe më pas ka ardhur firma në kontratë me futbollistin maqedonas Simeon Hristov. Lojtari në fjalë luan në pozicionin e sulmuesit dhe me marrjen e tij, drejtuesit e klubit kanë plotësuar një nga kërkesat e stafit teknik për përforcime në repartin ofensiv, duke shpresuar të kemi zgjidhur problemin e shfaqur tek skuadra në gjysmën e parë të sezonit. Klubi dhe futbollisti Simeon Hristov kanë firmosur sëbashku për një periudhë njëvjeçare.
KF Vllaznia i uron mirëseardhjen këtij futbollisti dhe shpresojmë që bashkëpunimi dypalësh të jetë sa më i frushëm në të mirë të skuadrës tonë.”, citohet në faqen zyrtare të klubit për firmosjen e maqedonasit Simeon Hristov.

Pas Hristov ka ardhur edhe zyrtarizimi i moldavit Eugeniu Sidorenco, ku ndër të tjera KF Vllaznia bën të ditur se drejtuesit e klubit besojnë se eksperienca e madhe me ekipet e tij të mëparshme por edhe me kombëtaren e Moldavisë, do të jenë arsyet e duhura që ky futbollist ta ndihmojë Vllazninë në arritjen e objektivave. Në vijim, drejtuesit bëjnë të ditur se lojtari ka firmosur një kontratë njëvjeçare me klubin kuqeblu me të drejtë rishikimi për vazhdimësinë. Por, përpos kësaj dysheje, me kuqeblutë pritet të bashkohet edhe braziliani Hygor, i cili për arsye familjare ka rreth dy muaj që është larg Shkodrës, por që burimet zyrtare bëjnë të ditur se këtë fundjavë ai do të jetë në stërvitje me skuadrën, dhe ndoshta për të qënë pjesë e skuadrës edhe në ndeshjen e parë të 2020, atë që do të luhet ditën e martë në orën 14.00 në “Loro Boriçi” përballë Flamurtarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu