• |
ide | kryesore

Era Rusi: Kënga ime meritonte më shumë në festival

Paparazzi, Slider



E ftuar në “Mos i fol shoferit”, Era ka deklaruar se që me mbarimin e festivalit, nuk ka preferuar të komentojë asgjë, as me familjarët e miqtë e ngushtë. Rudina Dembacaj e ka pyetur nëse nga e gjithë zhurma Elvana-Arilena, a kishte menduar Era në ndonjë çast se si pjesë e finales, nuk ishte përmendur sa duhet?

“Absolutisht që po. Por mirë moj pse duhet ta nisim Vitin e Ri me kështu gjërash? I lamë ato muhabete. Që kur mbaroi festivali, i lashë ato muhabete, nuk pranova të flas as me familjen time, apo miqtë e mi për këtë. U zgjova të nesërmen dhe thashë, ishte një ëndërr dhe e lëmë aty ku është”, ka thënë Era, ndërsa ka pranuar se ka marrë shumë zhgënjim nga ky edicion që lamë pas.

“Mendoj që kënga ime meritoi të ishte shumë më lart nga aty ku përfundoi. Megjithatë ne këtu Shqipëria na ka mësuar që asgjë të mos na bëjë përshtypje. Jeta vazhdon”, e ka përmbyllur Era, e cila nuk u përfshi në tre vendet e para në finale të festivalit



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *