• |
ide | kryesore

Eriksen përshëndeti Tottenham: vishet zikaltër pas fundjavës

Sport



Kampionati ka ngadalësuar tratativat, por nuk i ka ndaluar. E pikërisht në këtë fazë bëhet më vendimtare të kapësh mesazhet, edhe ato indirekte, se të kthehesh të flasësh për numra, shifra e takime. E sinjali i dhënë një ditë më parë nga Christian Eriksen i lejon Inter të jetë edhe më optimist: pas 0-0 kundër Watford, danezi (i nisur nga pankina dhe aktivizuar në 30 minutat finale) shkoi bashkë me skuadrën të përshëndeste tifozët e Tottenham, por duke u ndalur më shumë se shokët, një sjellje që në Angli e kanë interpretuar si lamtumirë.

Për momentin zikaltrit i pret transferta e Lecce, me drejtuesit të përqendruar aty, por nga nesër do të kthehen të bëjnë lëvizjen e tyre: me mesfushorin është arritur akordi për gjithcka, me Tottenham arsyetohet për pjesën e bonus, me pjesën fikase tashmë të stabilizuar tek 15 milionë euro. Kështu, pas fundjavës Eriksen me shumë mundësi do të jetë në Milano për vizitat mjekësore, duke iu bashkuar Conte që aq shumë e kërkon mesfushorin, por pa harruar ndoshta Vidal, për të cilin do të provojë deri në fund të merkatos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *