• |
ide | kryesore

FOTO/ Neritan Liçaj rrëfen prapaskenat e rolit të Enver Hoxhës

F1, Paparazzi



Aktori Neritan Liçaj rrëfen përjetimet për rolin e diktatorit në filmin “Gjirokastra”, bazuar në historinë e shkruar nga Ismail Kadare. Në film ai “ringjall” Enver Hoxhën me në krah Linda Jaranin (Nexhmije Hoxha), për herë të parë në një film artistik me titull “Gjirokastra”. Ka romancë dhe dramë, pasi filmi trajton temën e ashpërsisë me të cilën diktatura goditi familjet e krijuara mes martesave ruso-shqiptare. Prej 40 ditësh, qyteti i gurtë u kthye në sheshxhirim, ku artisti i famshëm rus, Juri Arabov, bashkautor me shkrimtain Ismail Kadare realizuan skenarin që mban emrin e qytetit të tij lindjes.

Ngjarjet e filmit lidhen me vuajtjet që kaluan me dhjetëra familje shqiptaro-ruse pas prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik në vitin 1961. Filmi artistik shqiptaro–rus vjen nga bashkëpunimi i producentëve Loreta Mokini dhe Ella Arkangelskaia. Në qendër të historisë është një arkeolog shqiptar, që dashurohet me një nga vajzat ruse, që Kadareja në mënyrë simbolike i ka emërtuar “Sorkadhet e trembura”.

“E prita me përgjegjësi të madhe. Sepse është hera e parë që figura e Hoxhës shfaqet në një film me metrazh të gjatë. Gjithashtu sepse është një figurë historike, e cila ende është shumë e freskët në mendjen e shqiptarëve” – thotë Liçaj në një intervistë për Panorama.

“Pra, ka shumë ndjeshmëri të ndryshme me këtë figurë. Për shembull, nëse i madhi Sandër Prosi portretizoi Isamil Qemalin, që ishte një figurë shumë e bukur historike, por pak e largët për shqiptarët e kohës kur u xhirua filmi (fakt që paraqet dhe vështirësi për aktorin, prandaj Sandri ishte i madh), Hoxhën shumë shqiptarë e kanë të freskët si figurë. Kështu, materiali qoftë historik, apo qoftë viziv ishte më i bollshëm. Kur ka ndërruar jetë Enver Hoxha, unë për shembull kam qenë 17 vjeç, pra e kam pranë si figurë” – tha aktori.

neritan-licaj neritan-licaj3

neritan-licaj2



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *