• |
ide | kryesore

Harry dhe Meghan humbin titujt mbretërorë

Paparazzi, Slider



Duka dhe dukesha e Sussex-it nuk do të përdorin më titujt Lartësia e Tij/Saj Mbretërore. Buckingham Palace njoftoi së fundmi se princ Harry dhe Meghan nuk mund ta përdorin më HRH (His/Her Royal Highness).

Shën.red. HRH – përdoret për t’iu referuar anëtarëve të familjeve mbretërore, zakonisht princave dhe princeshave. Për mbretërit dhe mbretëreshat përdoret titulli Madhëria Juaj.

Së pari, çifti do të duhet të paguajnë £2.4 milionë të taksapaguesve britanikë, të cilat u përdorën për të rinovuar vilën e tyre në Windsor dhe do të paguajnë qira nëse do të vazhdojnë të jetojnë aty. Përpos faktit që nuk do të marrin më para nga fondet e mbretërisë, Harry dhe Meghan nuk mund të përfaqësojnë më mbretëreshën Elizabeth II në takimet zyrtare.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *