• |
ide | kryesore

Inter nuk di më të fitojë: në Lecce barazim, për Conten bie alarmi

Sport



Atë që i kishte hequr Juventus, Lecce ia merr edhe Inter: tjetër 1-1, përsëri Mancosu frenon vrapimin e një pretendenti. Zikaltrit tani e kanë me veten, sepse 18′ minuta nga fundi arritën të zhbllokonin me Bastonin një ndeshje të komplikuar, pastaj lejuan barazimin e të besuarve të Liveranit. Ndalesë e rrezikshme tani për zikaltrit: Lazio është e treta, dy pikë larg, e ka një ndeshje më shumë për të luajtur. Ajo që shqetëson Conte është një trend që tregon se Inter ka fituar vetëm dy nga gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit. E në mbrëmje Juventus mund të shkëputet në +4.

Revolucioni i vogël i janarit nuk ka marrë ende formë. Conte la në Milano Young e i besoi atij që ishte formacioni-bazë i këtij fillim sezoni. Shenjat e lodhjes janë shumë të dukshme, si ato që u panë në barazimin brenda kundër Atalanta. Të besuarit e Conte ushtrojnë një dominim territorial kostant, shihen edhe në anët e Gabriel me disa kombinime interesante, por që nuk i coi tek goli.

Mungoi ajo shkëndija që bën diferencën, mungoi kapaciteti për të bërë keq, limite që e bënë të ekuilibruar pjesën e parë e që maje e cuan Lecce në dhomat e zhveshjes me ndonjë pishman. Edhe në të dytën nuk është se historia ndryshoi, por befasinë Conte e shkaktoi me një zëvendësim: Godin për Bastoni, që shënoi golin e avantazhit me një gjest atletik të admirueshëm. Idea për të administruar avantazhin merr fund nga një shpërqendrim kolektiv i mbrojtjes, të palëvizshëm kur panë Mancosu të barazonte.

Inter nuk ka më sprintin e shkëlqimin për të ndryshuar dy herë të njëjtën ndeshje. Ai gol i Bastoni duhej ruajtur si relike, por ndodhi ajo që Conte nuk do donte ta shihte kurrë tek skuadra e tij, një avantazh të cuar dëm për një dremitje. Me këtë ritëm do të jetë vështirë ti qendrojë ngjitur Juventusit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *