• |
ide | kryesore

Ligji anti-duhan, gjobiten disa lokale në zonën e Bllokut në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor gjatë inspektimeve në terren në orët e vona të natës, ka gjobitur me 11 masa administrative disa lokale në zonën e Bllokut në Tiranë, në kuadër të ligjit ‘Anti-duhan’.

Mësohet se drejtoresha e ISHSH-së, Vjollca Braho ka urdhëruar kontrolle të shpeshta në lokalet e kësaj zone.

“Inspektime gjatë fundjavës edhe në orët e vona.
11 masa administrative në Tiranë në ish-Bllok dhe në zona të tjera të Tiranës për shkelësit e ligjit “antiduhan”.
Përsëritësit dënohen më shumë. 2 masa 600 000 lekë për subjekte që shkelin ligjin në mënyrë të përsëritur.
9 masa nga 300 000 lekë për ata që e shkelin ligjin për herë të parë.” –
thuhet në njoftim.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu