• |
ide | kryesore

Milan, Liga turke bllokon transferimin e Rodriguez: ka dyshime mbi regjimin e Fair Play Financiar

Sport



Hyrjet kalojnë përmes daljeve, një koncept që drejtuesit e Milan e njohin mirë dhe për këtë e ndjekin me shumë interes cështjen Ricardo Rodriguez-Fenerbahce. Mbrojtësi i krahut zviceran ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në Super Liga, por Federata turke ka bllokuar tratativën (huazim me detyrim blerje për 5 milionë euro) sepse shkel kufizimet e Fair Play Financiar, të cilit i është nënshtruar klubi verdheblu.

Nga kjo situatë nuk mund të thuash që tratativa dështoi, sepse Fenerbahce po punon fort me Ligën e Futbollit turke për të zgjidhur problemin, por është evidente që, dy javë nga fundi i merkatos, edhe koha ka peshë. Sidomos për Milan, që kërkon ti investojë ato para (e ndoshta edhe të tjerë në rast të shitjeve të Suso e Kessie) për të përforcuar organikën e Pioli, por edhe për Inter duke qenë se Rodriguez do ti hapte rrugën përfundimisht largimit të Moses.

Nuk është se ka ankth në lidhje me këtë tratativë në Milanello, ndoshta edhe sepse e di interesimin e PSV Eindhoven, që kishte negociuar për zviceranin përpara devijimit të bisedimeve në spondin turk. Hollandezët, sipas asaj që bën të ditur portali ed.nl janë të gatshëm të rikthehen në lojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *