• |
ide | kryesore

Plagosja e dyfishtë mbrëmë në një lokal në Vlorë, makina gjendet e djegur (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit

Pak orë nga plagosja e mbrëmshme që ndodhi në Vlorë, ku dy persona janë qëlluar me armë zjarri, detaje të reja dalin në dritë. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” në Vlorë. Disa persona janë shoqëruar në polici në lidhje me plagosjen e Nikollaq Çepajt, 36 vjeç, dhe Ronald Çepajt, 27 vjeç, të dy banues në Vlorë. Nikollaq Çepaj ishte i martuar me motrën e Ronaldit dhe kishte marrë mbiemrin e bashkëshortes së tij, ndërsa kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu.

Siç u raportua dhe dje, autori kishte hyrë në lokal dhe kishte qëlluar në drejtim të Nikollaq Çepajt, ndërsa i plagosur aksidentalisht ka mbetur dhe kunati i tij. Nikollaq Çepaj ishte arrestuar në qershor të vitit 2018, pasi akuzohej si autori i plagosjes me armë zjarri të shtetasit Eraldo Lazaj, brenda një lokali, në lagjen “Pavarësia”, të qytetit bregdetar, ndërsa 3 ditë më parë kishte fituar lirinë.


Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës, pasi ka marrë 5 plumba, 1 prej të cilëve në kokë, ndërsa kunati i tij ndodhet në spitalin e Vlorës, ku thuhet se ka marrë 2 plumba në të njëjtën këmbë. Ndërkohë makina e atentatorëve është gjetur e djegur në Vlorë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu