• |
ide | kryesore

Tërbohet Gattuso, Napoli në grumbullim: “Jemi për turp, skuadër e sëmurë e pashpirt”

Sport



Vetëm humbje për Napolin në 2020, katër rradhazi në shtëpi në Serie A pas 0-2 kundër Fiorentinës: “Duhet të kërkojmë falje tifozëve e qytetit sepse përfaqësimi ishte i turpshëm – ka komentuar Gattuso -, vështirë të shpjegohet gjendja jonë. Kemi humbur tre ndeshjet e fundit, por në të tjerat kishim bërë mirë. Nuk shiheshim me sy. Nuk duhet të gjejmë alibi, por të marrim përgjegjësistë tona e fajtori i parë jam unë. Dukemi një grup personash që nuk ka luajtur kurrë bashkë më parë. Nuk mund të vazhdojmë kështu, kemi prekur fundin”, u shpreh tekniku duke njoftuar grumbullimin e skuadrës në prag të ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Lazios.

Statistikat e Napolit janë negative, ashtu si përfaqësimet në të gjitha nivelet, duke filluar nga faza difensive: “Gjatë javës skuadra stërvitet mirë, pastaj zbresim në fushë dhe as nuk e provojmë. Ndëshkohemi edhe një kundër pesë, i lëmë kundërshtarët të futen në zonë, nuk e di. Duhet të rishohim ndonjë gjë, jemi një skuadër e sëmurë e pa shpirt”.

SKUADRA NË GRUMBULLIM
Në konferencë për shtyp, Gattuso ka lajmëruar më pas vendimin për të shkuar në grumbullim për të përgatitur sfidën e Kupës së Italisë kundër Lazio: “Skuadra – ka thënë trajneri – ka marrë vetë këtë vendim, nuk mund të nënvleftësojmë asgjë, duhet të qendrojmë bashkë e të kërkojmë zgjidhje. Nuk mjafton kjo që jemi duke bërë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *