• |
ide | kryesore

Video/ McGregor u kthye! Nxjerr KO Cerrone në 40’’: “Bëra historinë”

Sport, Video



40 sekonda. Një e majtë e tmerrshme, një shkelm në fytyrë si katapultë, një goditje me gju e pastaj një stuhi grushtesh kundër të cilëve Cerrone nuk mund të bënte asgjë. 40 sekondat e tij, Conor McGregor i përdori në mënyrën më të mirë për ti thënë botës së është kthyer. E ngjan me McGregor të kohëve më të mira, bindës, duke lënë jashtë oktagonit fjalët e pista, jetën luksoze, aventurat në gjyq e gjithcka tjetër, duke treguar edhe njëherë se është një luftëtar i vërtetë.

E ndërsa në T-Mobile Arena të Las Vegas suksesi i irlandezit thirrej në kor nga i gjithë stadiumi, duket tashmë se ai është kthyer i vendosur të rimarrë fronin. Efekti McGregor përplaset si një stuhi mbi fytyrën e Cowboy të shkretë: një ikonë si ai, më i madh edhe se vetë sporti që praktikon, ka nevojë të ndezë zjarr me perfomanca të jashtëzakonshme. Të gjithë e prisnin e ai e tregoi në vetëm …40 sekonda.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *