• |
ide | kryesore

“Zemër, shpirt dhe… Ibrahimovic”: kjo është kura e Piolit për Milan

Sport

Është i kënaqur Stefano Pioli për fitoren e Milanit të tij ndaj Udinese. Një fitore e vështirë dhe e arritur në “fije të perit”: “Jam shumë i kënaqur sepse kemi vënë zemrën dhe shpirtin – thotë tekniku kuqezi për DAZN pas ndeshjes – Jam me të vërtetë i kënaqur për lojtarët e mi, sepse në të kaluarën kemi punuar mirë, por nuk arrinim të korrnim ato që kishim mbjellë”.

JAVË E PËRSOSUR – Pioli pranon më pas që e ka parë Milanin me dy fytyra. I kontraktuar në pjesën e parë, më pas i çliruar në pjesën e dytë: “E kemi nisur pak të kontraktuar dhe besoj se Udinese në nivelin fizik ishte më mirë. Kur kam bërë zgjedhjet për Kupën e Italisë shpresoja të bëja të tjera për sot, por më pas nuk kam rekuperuar disa lojtarë. Ka qenë një javë e lodhshme, i kam kërkuar lojtarëve të mi një javë të përsosur dhe e kam marrë. Tani kemi një bindje më të madhe: dimë që mund të shënojmë dhe të fitojmë ndeshjet”.


REAGIMI PAS BERGAMOS – Dhe më pas ka vazhduar: “Kemi pësuar gol pas gjashtë minutash që na ka hequr qartësinë – pranon Pioli – Udinese mbulonte mirë fushën. Neve na duhej më shumë lëvizje dhe në pjesën e parë kemi luftuar, por kemi krijuar disa situata të rrezikshme. Kemi dhënë diçka, sepse ishin më të shkëlqyer se ne. Janë edhe rezultatet që të japin besim. Shpirtin e kemi pasur gjithmonë, pas Bergamos kemi reaguar si të mëdhenj. Pastaj ardhja e Ibrës i ka dhënë të gjithëve diçka më shumë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu