• |
ide | kryesore

28-vjeçari i vrarë në Tiranë me 2 mbiemra, i deportuar nga Franca dhe i kapur me 200 kg kanabis

Lajme, Të fundit



Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë, aty ku mbeti i vrarë 28- vjeçari Vilson Tafçiu (Ndokaj). Ai ka qenë akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal i cili u godit në qershor 2018.

Ky grup ushtronte aktivitetin e tij kriminal në qytetet Shkodër, Lezhë, Kurbin dhe Malësi e Madhe. Gjatë kontrollit në makinat që ata udhëtonin u sekuestruan 200 kg kanabis, 2 pistoleta, 1 kuti me 20 fishekë, 1 automjet tip Benz Mercedes, 1 BMW, 7 Telefona celularë, një sasi lekësh dhe një radio marrëse e njëjtë si ato të policisë.

Mësohet se viktima ka qenë i deportuar në vitin 2018 nga Franca për trafik droge, ndërsa përdorte të dy mbiemrat, Noka dhe Tafçiu. Me origjinë nga Dibra ai kishte ardhur në Tiranë për të varrosur gjyshen e cila kishte ndërruar jetë para pak ditësh.

Mbrëmjen e së hënës Tafçiu ishte duke pire kafe me një vajzë në një lokal në zonën e Astirit në Tiranë, kur është thirrur nga një person. Ai ka dalë jashtë dhe është qëlluar me breshëri plumbash. Ngjara ka ndodhur rreth orës 20 e 45 minuta në një rrugicë, në afërsi të lokalit. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.

“Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve”, – njoftoi policia. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *