• |
ide | kryesore

Dëmtohet keq Brozovic: tani Inter është i detyruar ta mbyllë për Eriksen

Sport



Inter është i shqetësuar tashmë për gjendjen e Marcelo Brozovic. Dalja me paterica nga stadium i Lecce nuk është një shenjë e mirë: kontrollet do të saktësojnë shkallën e dëmtimit, por ndrydhja e kaviljes rrezikon të jetë serioze. E, për pasojë, rrezikon ta privojë Antonio Conte nga organizatori i tij për ca kohë. Kështu, tani nevojitet një përshpejtim për të mbyllur sa më parë opracionin Eriksen, ndoshta për ta patur në dispozicion në fundjavë për sfidën në San Siro kundër Cagliari: terreni i humbur ndaj Juventus është ende i rikuperueshëm, por përfaqësimi kundër verdhekuqve ka treguar një skudër nën ton, fizikisht mbi të gjitha, që ka nevojë për freski. Edhe për tiu përgjigjur marshimit të furishëm të Lazio.

Menaxheri i Eriksen Martin Schoots është në Londër për të detajuar daljen e danezit. Inter ka ngritur ofertën për Tottenham deri në 18 milionë: për mbylljen duhet fare pak. Zikaltrit kërkojnë të sigurojnë më parë Victor Moses, nigerianin e Fenerbahce, por në pronësi të Chelsea. Pas Ashley Young, zikaltrit po insistojnë për ti dhënë zgjedhje të reja Conte. Për Giroud duhet zgjidhur ende cështja Politano, ndërsa në linjën e daljes për të sponsorizuar edhe operacionet në fjalë është Vecino, për të cilin interesohen Sevilla e Tottenham, porn ë orët e fundit ka bërë një vëzhgim edhe Manchester United.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *