• |
ide | kryesore

Fotoja që bëri xhiron në rrjet, Jennifer dhe Brad bashkë

Paparazzi, Slider



Brad Pitt, single, i cili pranoi gjatë marrjes së çmimit “Aktori me rol joprotagonist me performancën më të mirë në një film” se “do ta vendosë [çmimin] në profilin e Tinder-it”, ndoqi fjalimin e Jennifer, e cila mori çmimin “Aktorja me performancën më të mirë në një serial dramatik”, nga një monitor në prapaskenë.

Që pas ndarjes nga bashkëshorti i saj Justin Theroux në shkurt të 2018-s, Jennifer Aniston është perfolur azhdimisht për një romancë të re dhe emri i vetëm i përmendur nëpër media është sigurisht Brad Pitt. Detaje si letrat e dashurise që aktorja mbante në shtëpi edhe pas ndarjes nga Pitt, apo telefon e Brad drej Aniston fill pas ndarjes nga Angelina, i ka bërë njerëzit të besojnë se aktorët, që qëndruan të martuar nga viti 2000-2005, do të rikthehen sërish.

Pitt dhe Aniston i lanë të gjithë zemërthyer kur u ndanë pas 5 viteve martesë. Ai u martua me Angelina Jolie e ndërsa aktorja me Justin Theroux. Fillimisht marrëdhënia Brad-Angelina u komentua si tradhti, por më pas Jolie e mohoi një gjë të tillë. “Të kesh marrëdhënie me një burrë të martuar, ndërkohë që babai im e ka tradhtuar nënën time, është diçka që unë nuk e fal,” u shpreh ajo asokohe dhe një vit më vonë konfirmoi se ishte shtatzënë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *