Një përballje mes Liverpool dhe Manchester United nuk duhet humbur asnjëherë. Ndoshta për shkak të rivalitetit tradicional mes skuadrave, ose sepse, të paktën për tifozët Reds, u bë një kohë e gjatë në ndjekje të titullit në Premier League dhe ky duket viti i duhur. Ndaj në asnjë ndeshje të këtij viti historik nuk duhet munguar, për asnjë motiv.
E për të gjetur një biletë me cdo kusht, një tifoz në anët e Merseyside ka bërë ofertën e pamenduar: me një tabelë në duar pranë stadiumit, ai është treguar i hapur: “Këmbej gruan për një biletë plus 100 paund”.
po gruaja ca thote, apo eshte send?