• |
ide | kryesore

Jonida Vokshi flet pas lajmeve për shtatëzani

Arkiva



Në muajin shtator të vitit që lamë pas, moderatorja Jonida Vokshi i dha fund beqarisë me partnerin e saj, Besnik Krapin.

Ceremonia e dasmës së tyre u bë kryefjala e mediave rozë dhe më pas çifti vendosi se do të jetojë mes Tiranës dhe Prishtinës.

Pas këtij vendimi, pak ditë më parë burime për revistën “Who” treguan se dyshja është në pritje të fëmijës së parë.

Por këtë lajm Jonida e ka hedhur poshtë nëpërmjet një deklarate të bërë këtë mëngjes.

E ftuar në emisionin “Wake Up” ajo foli për pjesëmarrjen si anëtare jurie në “Top Talent” dhe nuk iu shmang dot pyetjes për shtatzëninë.

Teksa Isli e pyeti se si po i shkon shtatzënia, ajo duke qeshur tregoi se kur të ketë diçka do e ndajë vetë me publikun.

“Cila shtatzëni? Unë di që kur të kem diçka për të thënë, do ta them vetë”, u shpreh Jonida duke qeshur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *