• |
ide | kryesore

Jonida Vokshi flet për shtatzëninë

Paparazzi, Slider



Nuk ka kaluar shumë nga koha kur u aludua se Jonida Vokshi është në pritje të ëmbël.

Moderatorja nuk u prononcua lidhur me një lajm të tillë, deri ditën e sotme në “Wake Up”. E ftuar në emisionin e mëngjesit në Top Channel, Isli Islami e pyeti moderatoren se si po i shkon shtatzënia, duke e ngacmuar: “Se nga afër nuk dukesh si shtatzënë…” Ndërsa, kjo e fundit nuk ka hezituar të përgjigjet. “Çfarë është shtatzënia?”, Ka thënë Jonida me humor, duke sqaruar gjithçka. “Kur të kem diçka për të thënë, do ta them vetë”, ka shtuar Vokshi. Pra, Jonida nuk e ka konfirmuar lajmin për pritjen e ëmbël, e mesa duket kur të ketë diçka konkrete, surprizën më të bukur për ndjekësit do ta rezervojë vetë moderatorja.

Vokshi është aktualisht pjesë e jurisë së “Top Talent”, format që pritet të nisë së shpejti në ekranin e Top Channel.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *