• |
ide | kryesore

Lazio, Lotito i shkruan tifozëve: “Na detyroheni 50 mijë euro”

Sport



“Ju ftojmë të merrni kontakt me shoqërinë për të konkorduar një modalitet dëmshpërblimi”. Claudio Lotito, presidenti i Lazio, i ka dërguar një letër tifozëve bardhekaltër, të cilët i konsideron përgjegjës se kanë bërë përshëndetjen fashiste gjatë ndeshjes së Europa League mes Lazio e Rennes në 3 tetor 2019.

“Nga filmimet e kryera nga organet e Uefa-s e nga hetimi i policisë – lexohet – ëhstë kuptuar se Ju jeni bërë përgjegjës për sjelljë të dënueshme që i kanë shkaktuar një dëm prej 50 mijë euro shoqërisë”. Shifra e kërkuar nuk është gjë tjetër vetëm se arkëtimi i munguar nga Curva Nord në sfidën kundër Celtic, kur sektori i dedikuar për tifon më të nxehtë mbeti mbyllur për skualifikim. Lazio ndër të tjera ka marrë masa duke pezulluar abonimin e tifozëve të përfshirë për tre ndeshjet e ardhshme të skuadrës së Inzaghi.

“Kush ka gabuar do të paguajë”, kishte paralajmëruar Claudio Lotito në kohën kur ndodhën ngjarjet: u tha, u bë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *