• |
ide | kryesore

Lirohet nga burgu një tjetër anëtar i bandës së Durrësit, gjykatësi thotë se Sardian Sulejmani është edukuar dhe ka babanë të vetëm

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sardian Sulejmani, anëtari i Bandës së Durrësit ka lënë ditën e sotme qelinë e burgut.

Mësohet se Sulejmani, ishte dënuar me 25 vite burg, pas një vendimi të marrë nga Gjykata e Lartë, në vitin 2014.

Ai akuzohet për tentativë vrasjeje me paramendim ndaj Lulzim Berishës. Mësohet se Sulejmani ka dalë nga burgu 3 muaj më parë, pasi gjyqtari i Fierit Piro Sota ka pranuar lirinë me kusht.

Atij i kishin mbetur edhe 4 vite, 10 muaj e 17 ditë burgim, ndërsa ka shlyer 13 vite, e 8 muaj e 19 ditë burgim.

Gjykata e Fierit i kishte vënë kusht Sulejmanit, që gjatë kësaj kohe të mos shoqërohet me persona të dënuar më parë.

Sipas gjyqtarit Sota, i dënuari kishte marrë akt mirësjellje nga Njësia Administrative nr.2 Bashkia Fier. Ndërkohë Prokuroria e Fierit ka apeluar këtë vendim.



3 Comments

  1. Eshte demtuar durresi per vota,keshtu qe i duhet rilindjes banda e plote….!?
    Nese nuk i nxjerr te gjithe u ngelet hatri krimineleve dhe merzitet edvini si kryefunderrina e ketij vendi !
    Imagjinoni kur leshojne keto kriminel te rrezikshem nga burgu ,pse i mbajne ata me 10 gr hashash o qelbesira,lirojini krejt ???!!!

  2. Si ka mundesi qe ai eshte denuar nga gjykata e larte dhe ky palo moterqir gjykates i ul denimin. Vazhdon seria e filmit “Dhe delet rrijne e veshtrojne”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *