• |
ide | kryesore

Liverpool shkruan historinë: ja nëntë rekordet që synon të thyejë Klopp

F1, Sport



21 fitore në 22 ndeshjet e para të kampionatit i japin Liverpool rekordin e parë historik të 2020, në cilin skuadra e Klopp mund të shkojë edhe më larg e të shkruajë historinë e Premier League. Reds fluturojnë drejt triumfit të titullit të parë për ta, që kur ekziston divizioni i parë modern anglez (+16 ndaj City me një ndeshje ende për të luajtur) e në rrugën për triumfin final mund të thyejnë një seri rekordesh historikë të kompeticionit. Ja cilët:

1- Fitore radhazi në shtëpi: 18 radhazi, dy larg rekordit të vendosur nga Manchester City në 2011/2012.
2 – Fitore radhazi: 13 deri tani, gjashtë suksese nga rekordi i City në 2017.
3 – Fitore në transfertë: nëntë suksese jashtë shtëpisë për Liverpool: i mungojnë tetë për të kaluar City 2017/2018.
4 – Fitore në shtëpi: deri tani janë 12, duhen edhe 7 për të mundur rekordin e Premier.
5 – Ndeshje radhazi pa humbje: Liverpool nuk humbet prej 39 javësh, i duhen edhe 11 për të superuar Arsenal në 2003/2004.
6 – Kampionat si i pamundur: objektivi të barazojë arritjen e Arsenal të Ëenger në 2003/2004.
7 – Ditë si i pamundur: mes 2003-2004 e 2004-2005 Arsenal nuk ka humbur për 537 ditë, Liverpool është në kuotën 382. ‘Mjafton’ të mos humbasë në këtë kampionat për të marrë rekordin.
8 – Fitore në një kampionat: Manchester City ka arritur 32 vitin e kaluar, tani Reds janë në kuotën 21.
9 – Pikavarazhi më i lartë në kampionat: në 2017/2018 City e ka mbyllur me 100 pikë, Liverpool mund të arrijë në 112.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *