• |
ide | kryesore

Një tjetër ekzekutim i tipit mafioz trondit Tiranën

Kryesore, Lajme



Një tjetër vrasje tronditi kryeqytetin mbrëmjen e së hënës. Ngjarja ndodhi në zonën e Astirit ku rreth orës 20.45 u ekzekutua 28-vjeçari Vilson Tafçiu. Ai ishte duke pire kafe në një lokal në shoqërinë e një vajze kur është thirrur të dalë jashtë nga një person.

Në një rrugicë pranë lokalit ai është qëlluar me breshëri plumbash duke bërë që të humbë jetën në vend. Me origjinë nga Dibra ai kishte ardhur në Tiranë për të varrosur gjyshen e cila kishte ndërruar jetë para pak ditësh.

Kush është viktima

Ai ka qenë akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal i cili u godit në qershor 2018. Ky grup ushtronte aktivitetin e tij kriminal në qytetet Shkodër, Lezhë, Kurbin dhe Malësi e Madhe. Gjatë kontrollit në makinat që ata udhëtonin u sekuestruan 200 kg kanabis, 2 pistoleta, 1 kuti me 20 fishekë, 1 automjet tip Benz Mercedes, 1 BMW, 7 Telefona celularë, një sasi lekësh dhe një radio marrëse e njëjtë si ato të policisë.

Mësohet se viktima ka qenë i deportuar në vitin 2018 nga Franca për trafik droge, ndërsa përdorte të dy mbiemrat, Noka dhe Tafçiu.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.

“Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve”, – njoftoi policia.

Ngjarja vjen vetëm një ditë pasi në Tiranë ndodhi një tjetër ngjarje e rëndë. Persona të maskuar dhe të armatosur hynë në banesën e një çifti biznesmenësh në zonën e Alliasit dhe kur u pikasën nga familjarët hapën zjarr duke lënë 2 të plagosur. Edhe në këtë rast policia tha se u vu në ndjekje të autorëve, por deri tani asnjë rezultat nuk ka pasur. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Me dte 01.01.2020 na cau k… ministri i mbrenshem nata e pare qe spati vrasje aksidente plagosje e plot e plot pallavra te tjera po ku eshte ky tani qe i eshte gjakosur cdo rruge,rrugic,lagje, pse lavdrohet pse nuk ndigjohet ministrin ne detyr, me cfar merret per ke punon se per popullin shqiptar jo perjashtuar per 1000 veta u jep tendera i favorizon ne rrug per transportin,,,, te tjeret vriten priten shkaterrohen nga keta 1000 veta ministri krekoset JO TE GJITHA JANE PER FAJ TE MINISTRIT POR AMA ME CAU K,,, ME DATE 1…

  2. Kjo eshte burreri,keshtu duhej apo se krijuan me doren tone kete demokraci.Te pakten levizin lirshem hajdutet neper bite.Shqiptaret vetem per ushtar me pare dhe roje dine te bejme.Kokat ti Hani kur qeveria ha koken e saj.
    Keto lajme do te behen akoma me te shpeshta sepse edhe etja per para dhe orgji do rritet me shume.

  3. O rob qire i pa emer, eshte nga soji tuaj kjo rrace se ju kini mbledhur tere kriminelet dhe batakcinjte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *