• |
ide | kryesore

Policia e kërkon për dëmet nga tërmeti, ish-kreu i ALUIZNI-t në Durrës bën homazhe në Facebook për mikun e tij

Lajme, Të fundit



Ish-kreu i ALUZNIT në Durrës Flamur Gjuzi, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit për dëmet e tërmetit të 26 Nëntorit, ka bërë sot homazhe nga arratia për ndarjen nga jeta e mikun e tij të ngushtë.

Flamur Gjuzi shkruan në “Facebook”-un e tij personal se u përcoll për në banesën e fundit miku e shoku i tij i ngushtë Ilir Tanko. Gjuzi nënvizon në mesazhin e tij se do të donte të ishte në varrim, por “i tillë është realiteti “.

Postimi i Flamur Gjuzit:

Zoti po merr te miret.

Mbas Gencit sot u percoll ne banesen e fundit shoku, miku vellai tjeter i imi Ilir Tanko.

Me fal qe nuk mund te te isha prane dhe te te thoja lamtumire sot , por ja qe ky eshte realiteti ne kete bote qe jetojme.

Lamtumire Ilir Ilirjan Tanko , ne zemren e te gjithe miqeve qe te deshen vertet do te jetosh pergjithmone.

Qofsh i xhenetit vella im.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *