Rita Ora është bashkuar me tre anëtarë tjerë të famshëm në shfaqjen e çuditshme, por të mrekullueshme “The Masked Singer”.
Shfaqja ka të bëjë me të famshmit që vishen me kostume dhe këndojnë, teksa zbulojnë edhe informacione të tjera për të qëndruar në konkurs. Kur votohen, këngëtarët duhet të zbulojnë se kush janë ata për anëtarët e jurisë dhe për publikun.
Ylli ka qenë e lidhur me disa këngëtarë të tjerë, por së fundmi ajo u përfol për lidhjen me Rafferty Law – djalin e aktorit Jude Law.
Spekulimet filluan kur dyshja u panë në “British Fashion Awards”, ndërkohë që u larguan nga mbrëmja dorë për dore me njëri-tjetrin.
Ata thuhet se janë takuar në ribërjen e filmit “Twist” Sidoqoftë, në The Jonathan Ross Show vitin e kaluar, Rita e përshkroi mashkullin ideal, duke thënë: “Unë jam shumë e madhe për personalitetet”.
“Unë dua të provoj gjithçka me atë person – unë dua me të vërtetë shumë”.