• |
ide | kryesore

Roma ngacmon Inter për Politanon: presion me Shaqiri e Januzaj

Sport



Pasojat e marrëveshjes Politano-Spinazzola lënë të hapura, në shtëpinë e Romës, mundësitë e rifillimit të një negociate me zikaltërit për të përmbushur nevojën e marrjes së një lojtari krahu, me karakteristikat e duhura. Për Politanon, që po e shihte veten me ngjyrat verdhekuqe të pikturuara në lëkurë, ishte një goditje e fortë, që ka konfirmuar se ndeshja nuk ka mbaruar. Në lidhje me këtë, fjalët e drejtorit sportiv të Romës Petrachi, sado të ashpra të jenë ndaj homologut zikaltër, nuk përjashtuan vullnetin për të kërkuar një përpjekje për baza të zbatueshme ekonomike (huazim me të drejtën e blerjes).

Në anën tjetër, Inter, pavarësisht se konsiderohet pista e preferuar nga drejtuesit kryeqytetas, nuk është e vetmja mundësi për të marrë në konsideratë. Në mesin e emrave të vlerësuar, opsionet janë të atilla që mund të sjellin Shaqirin dhe gjithashtu Januzajn, një talent i pashpërthyer kurrë, por i vlerësuar nga Paulo Fonseca.

Në sfond mbetet interesi i Milanit për Under, me diskutimet që mund të përfshijnë Suso si pjesë këmbim, por që duket se po shkon drejt La Liga, me Valencian në krye të listës së kandidatëve. Me pak fjalë, situata është e tillë që askush nuk ka siguri, përvec faktit që Roma do të marrë një sulmues krahu në janar e ka vetëm 10 ditë për ta bërë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *