• |
ide | kryesore

Sfidë bomberash për Këpucën e Artë: Immobile lë pas Lewandowski, CR7 ngjitet në top 5

Sport



Ciro Immobile është gjithnjë e më shumë bomberi europian. Sulmuesi i Lazio, falë tregolëshit kundër Sampdoria, është në kuotën 46 pikë (23 gola) në klasifikimin e Këpucës së Artë, duke lënë pas një kampion të golit si Robert Lewandowski, i ndaluar në kuotën 40 (20 gola me Bayern). Në fakt Bundesliga kompleton podiumin në këtë renditje speciale, sepse sulmuesi Werner i Red Bull Leipzig ka shënuar po aq gola sa polaku i Bayern Mynih.

Premier League përfaqësohet në vendin e katërt nga Jamie Vardy, që me një gol më shumë, 17, ka lënë pas Cristiano Ronaldo, përfaqësuesi tjetër i Serie A në pesë më të mirët. Portugezi me dy golat e shënuar kundër Parmës është ngjitur në vendin e pestë (32 pikë e 16 gola).

Pikët për Këpucën e Artë dorëzohen në bazë të golave të realizuar në kampionat, duke i shumëfishuar me koeficientin e vështirësisë së turneut: 2 për Serie A, Bundesliga, Ligue 1, Premier League e Liga; 1,5 për kampionatet nga vendi i gjashtë në të 22 në renditjen e Uefa-s; 1 për gjithë të tjerët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *