• |
ide | kryesore

Shifrat e prezantueseve për festivalin e Sanremos

Paparazzi, Slider



Il Giornale, gazeta e përditshme italiane me bazë në Milano, ka bërë një llogaritje me përafërsi sesa mund të paguhen prezantuesit e Sanremo 2020.

Referuar shifrave të kaluara, Amadeus, prezantues dhe drejtori artistik i edicionit të këtij viti, mendohet se do të paguhet 500,000-600,000 euro. Bashkë-prezantueset e tij në skenë, 11 personazhe të njohura të ekranit italian, por jo vetëm, mendohet se do të paguhen 20,000-25,000 euro. Rula Jebreal, analiste e politikës së jashtme arabe, shkrimtare dhe skenariste, është shprehur se do t’i dhurojë për bamirësi paratë. Mendohet se me të njëjtën shumë, pra 20/25 mijë euro do të paguhen edhe prezantueset e tjera. Sipas Il Giornale, emra të tjerë, si Antonella Clerici, prezantuese italiane, mund të paguhen me dyfishin e shumës. Për Mara Venier, veteranen e televizionin italian, nuk dihet asgjë.

Shpenzimet për Sanremo 2020 duhet të jenë në shifra të përafërta me edicionet e viteve të kaluara. Mendohet se shpenzimet kapin shifrën 18 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *