• |
ide | kryesore

“Shqipëria s’është në rrugën e duhur”, Irani reagon pas dëbimit të diplomatëve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Teherani ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Tiranës zyrtare për të dëbuar dy diplomatë iranianë. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Sejed Abas Musavi, është shprehur se Shqipëria nuk është në rrugën e duhur. Sipas tij, Shqipëria ka bërë shumë gabime dhe shkak për këto marrëdhënie mes dy vendeve është bërë një shtet i tretë, duke iu referuar SHBA-ve.

Postimi

“Shqipëria ka bërë shumë gabime dhe ne ndjejmë se disa evente në vendin tonë kanë krijuar disa mos keqkuptime për Shqipërinë. Në sugjerojmë që ata mos t’i lidhin mardhëniet tona të mira me një vend të tretë. Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur dhe ajo në të cilën është tani nuk është e duhura”.

Kujtojmë se javën e kaluar, Gent Cakaj, i ngarkuari me punë në krye të Ministrisë së Jashtme njoftoi largimin nga detyra të dy diplomatëve iranianë për “veprimtari në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”. Ndërsa Zëri i Amerikës deklaroi se shkak për dëbimin e dy diplomatëve ishte se ata rezultuan bashkëpunëtorë të gjeneralit iranian të vrarë nga SHBA, Qassem Souleimani.

Kjo është hera e dytë që Shqipëria shpall persona të padëshiruar diplomatë iranianë. Në dhjetor të vitit 2018, ambasadori i Iranit në Shqipëri dhe një tjetër diplomat i ambasadës u dëbuan nga ky vend, pasi dyshoheshin se ishin përfshirë “në aktivitete që cenojnë sigurinë”.

Në atë kohë, Ministria e Jashtme e Shqipërisë tha se vendimi është marrë në konsultim me vendet aleate, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik.



1 Comment

  1. E dime shoku mulla
    jemi ne rrugen e qoftelargut ku na ka shpene sorrosi me kurvat e by.q.rat e tij
    po ti na ben do derman a na shpeton dot?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *