• |
ide | kryesore

Si dukej Liberta Spahiu 20 vite më parë

Paparazzi, Slider



Moderatorja e emisionit “Prive”, Liberta Spahiu, është një ndër emrat më të njohur të ekranit. Ajo numëron mijëra ndjekës në llogarinë  e saj në Instagram, ku tërheq shpesh vëmendjen me pozat joshëse. Karriera e saj ka nisur herët, mirëpo me siguri askush s’e mban mend Libertën në fillimet e saj. Në rrjet po qarkullon një foto e vjetër e moderatores, e cila shfaqet në një revistë me emrin “Jeta’ në vitin 2000. Liberta shfaqet krahas disa modeleve të tjera dhe ajo që bie në sy është pamja e moderatores.

Me flokët deri tek supet dhe shumë kilogramë më pak, moderatorja mezi njihet. Mirëpo, tiparet e fytyrës së saj janë të njëjtat që ajo ka edhe sot. Liberta ka zgjedhur të qëndrojë natyrale pavarësisht kalimit të viteve, pa bërë asnjë ndryshim në fytyrën e saj e madje ka zgjedhur të mbajë edhe ngjyrën natyrale të flokëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *