• |
ide | kryesore

Thaçi fton Kurtin në mesditë/ Kreu i VV: Qasja e LDK “merre ose lëre”, do të thotë “lëre” (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Pas dorëzimit të propozimit nga Vetëvendosje, presidenti Hashim Thaçi ka ftuar Albin Kurtin për t’i dorëzuar dekretin presidencal të mandatarit të qeverisë së re. Takimi është parashikuar të mbahet në orën 12.00 të së hënës në Presidencë.

Ndërsa Albin Kurti ka sqaruar nëpërmjet një videomesazhi se Vetëvendosje ka dorëzuar letrën për vendimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Kosovës pa arritur një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai thotë se ky vendim nuk ishte dorëzuar tek presidenti për shkak se e kanë pritur LDK-në që të arrijnë një marrëveshje për bashkëqeverisje.

“Në mbledhjen konstituive të Kuvendit me 26 dhjetor shkova pa pasur një marrëveshje, edhe te Presidenti me 6 janar shkova pa marrëveshje paraprake, dhe, tani, dy javë pas atij takimi katër minutësh, ende nuk kemi marrëveshje për qeverinë e re”, – ka thënë Kurti.

Ai i ka bërë sërish ftesë LDK-së, por nuk i kursen thumbimet për sjelljen e saj.

“Ata s’e kanë pranuar propozimin tonë të fundit, ndonëse, ndryshe nga dakordimi, nuk e trajtuan fare në Këshillin e tyre të Përgjithshëm. Qëndrimi se takohemi vetëm për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, pra, qasja “Merre ose lëre”, do të thotë “lëre”.

Unë besoj se ne mund të kthehemi dhe e kemi detyrim ndaj të gjithë jush që të kthehemi në tavolinën e bisedimeve, për të mos dalë nga ajo deri në gjetjen e një gjuhe të përbashkët dhe arritjen e marrëveshjes sonë” – thotë Kurti. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *