• |
ide | kryesore

Zbulohet skandali/ Ministria e Brendshme tender gruas së ish-kryebashkiakut në kërkim të Vorës, ‘Kajmaku SH.P.K.’

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndonëse ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku nuk i ka punët mirë me drejtësinë, pasi është shpallur në kërkim nga policia, krejt e kundërta ndodh me bashkëshorten e tij, e cila ka fituar një tender publik.

Ministria e Brendshme i ka dhënë një tender për mirëmbajtjen e lulishteve në QSUT, gruas së Kajmakut, Merita Kajmakut.

Kjo e fundit administron kompaninë ‘Kajmaku SH.P.K.’, pasi ia kaloi bashkëshorti i saj më 17 korrik të vitit të kaluar, ndërsa fitoi tenderin nga Agjencia brenda MB-së, me vlere 50 milione leke.

Tenderi në fjalë është dhënë më 30 dhjetor të 2019-ës, kohë në të cilën ish-kryebashkiaku ishte shpallur në kërkim. Kajmaku, të cilit iu hoq mandati për shkelje të ligjit të dekriminalizimit, pasi fshehu një rekord kriminal në Greqi, është shpallur në kërkim në 11 nëntor.foto galeri foto galeri foto galeri

Zyrtarisht mbi supet e Kajmakut, rëndojnë akuzat e falsikimit të vulave, falsifikimit të dokumentave, si edhe kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij. Ai akuzohet se pasi KQZ i hoqi mandatin, shkarkoi nga detyra dy zëvendëskryetarët e Bashkisë dhe emëroi dy të rinjtë.

Ish-Kryebashkiaku Kajmaku u akuzua nga Partia Demokratike se ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, për veprën penale të falsifikimit të parave, por që nuk e kishte paraqitur në formularin e Dekriminalizimit. Akuzat e PD u konfirmuan edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila pasi bëri verifikimin e shenjave të gishtërinjve të Kajmakut dhe shenjat e gishtërinjve të shtetasit Jorgo Toto, të arrestuar në Greqi, rezultoi se ishte i njëjti person. Fillimisht, ai i mohoi akuzat e opozitës, duke thënë se nuk ishte arrestuar asnjëherë, por pas konfirmimit nga Prokuroria, ai publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës, që e shpallte atë të pafajshëm, duke thënë se nuk e ka ditur për dënimin në vendin fqinj.



5 Comments

  1. I bie qe po i financojne qendrimin ne arrati. Normalisht duhet ti kishin sekuestruar pasurine e gjithe familjareve qe ta detyronin te dorezohej. Po s’ka gje, sa te krijohet SPAK-u se e rregullojne ata. Do bejme si do bejme edhe nja 20 vjet sa te mbaroje reforma ne drejtesi

  2. MERO GELBAZA KELLIRA E MBAN NE SHTEPI AGIM KAJMAKUN DHE JA FUT KARIN NE BYTH thotë:

    JU KUJTOHET KUR THA SANDER LESHI NE OPTION TV KLAN ,DO TE BEJ QKA TE THOT EDI RAMA,

  3. Pas Kajmakut jane te pakten dy tre deputete te Partise socialiste qe marrin tendera !!!????Sot jane dhe drejtues te ps tirane dhe jo vetem !Marrin tendera edhe ne bashkine tirane dhe shume fare…!Jane deputete te rilindjes se edvin kriminelopsikoskicofrenit !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *